Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

"Tirana Design Weeks" në Universitetin POLIS

Që nga data 16 Shtator për katër javë rresht në mjediset e Universitetit POLIS dhe në Tiranë zhvillohet TDW_Tirana Design Weeks. Jeni të mirëpritur të merrni pjesë në evenimentet e ndryshme profesionale dhe publike që zhvillohen çdo ditë sipas kalendarit dhe njoftimeve. Ndërkohë, mund të na ndiqni online në faqen zyrtare të Tirana Design Weeks ose në faqen e Universitetit POLIS në facebook.

Ndërkohë, ju bëjmë me dije që vazhdojnë regjistrimet në Programet e Studimit:

  1. Studime PhD në bashkëpunim me Universitetin e Ferrarës Itali (Arkitekturë, Urbanistikë)

  2. Studime Master Shkencor e Profesional me kohë të plotë ose të pjesshme, në bashkëpunim me IHS /Erasmus University Rotterdam, Hollandë (Design, Mjedis, Ndërtim, Arkitekturë, Landscaping, Strehim, Planifikim, Sociale, MBA)

  3. Studime Bachelor (Arkitekturë, Art-Design, Planifikim, Mjedis, Ndertim)

  4. Shkolle teknike profesionale, pas shkollës së mesme (Teknik i Efiçencës së Energjisë në Ndërtim)

Përveç investimit serioz në infrastrukturë fizike dhe stafi ndërkombëtar, sivjet POLIS ka garantuar në të gjitha degët tarifa direkte ose mundësi subvencionimi për ekselentët në degët konkuruese, të krahasueshme me tarifat shtetërore të arsimit të lartë, me qëllim që të garantojmë një strukturë sociale gjithëpërfshirëse dhe në baza merite në universitet.

Për më shumë na kontaktoni këtu.

 

Text Resize

-A A +A