Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Dita e Tokёs 2014 nё Universitetin POLIS

Dita e Tokёs ёshtё njё event botёror qё kremtohet mё 22 Prill, ku nё mbarё botёn organizohen aktivitete tё cilat mbёshtesin dhe promovojnё mbrojtjen e mjedisit. Eventi ёshtё zhvilluar pёr herё tё parё nё vitin 1970 dhe ka pёrfshirё tashmё 192 shtete nё tё gjithё globin.
Dita e Tokës për vitin 2014 do të zhvillohet me tematikën globale “Qytetet e gjelbra”. Synimi është për të krijuar komunitete të qëndrueshme, mjedis të qëndrueshëm nëpërmjet gjelbërimit në mbarë botën, një të ardhme më të pastër, më të jetueshme, projektimin e gjelbër, pakësimin e karbonit dhe përballimin e ndryshimeve të klimës.
Tematika globale e vitit, përkon me problemet, përmasat dhe nevojën për ndryshime konceptuale edhe në vendin tonë, për ruajtjen e sipërfaqeve të gjelbra urbane dhe shtimin e tyre, kufizimin e shkarkimeve të gazeve serrë nga transporti, mbrojtjen e natyrës, planifikimin e territorit, përdorimin e lëndëve djegëse alternative dhe energjive të pastra, projektimin e ndërtesave me parametra që rregullojnë regjimin termik.

Dita e Tokës është një apel për çdo qytetar për komunitete të qëndrueshme. Arsimi është në qendër të Ditës së Tokës. Kёshtu, nё Universitetin POLIS, kjo ditё zё njё vend tё veçante prej vitesh tashmё, ku stafi dhe studentёt përfshihen në një program aktivitetesh qё kanё nё thelb tё “menduarit reflektiv” mbi mjedisin ku jetojmё.
 

Programi i Ditës së Tokës nё U_POLIS:

09.00: Prezantim “Dita e Tokës” – Prof. Sherif Lushaj, U_POLIS

09.15: Prezantim mbi Efiçencën Energjitike – Dr*. Egla Luca, U_POLIS

09.45: Film tematik nga studentë të degës së Studimeve Mjedisore

13.00: Open air activities & BBQ – U_POLIS courtyard
Performanca dhe tablo tematike nga studentë të degës së Art - Dizajnit.

14.30: Zëvendësimi i proçesit mësimor me orar të shkurtuar.

 

Text Resize

-A A +A
bodrum escort