Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Sigurimi i Cilёsisё

NJËSIA E BRENDSHME E SIGURIMIT TË CILËSISË

Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë (NJBSC) është një njësi e përhershme e pavarur, e cila nëpërmjet punës së saj synon krijimin dhe konsolidimin e kulturës së cilësisë në universitet.

Ne jemi të angazhuar për të promovuar përsosmërinë në menaxhimin dhe sigurimin e cilësisë nëpërmjet krijimit dhe zbatimit të politikave, strategjive dhe procedurave bashkëkohore më të mira si dhe institucionalizimit të tyre bazuar në Standartet Kombëtare të Cilësisë dhe Standartet Europiane të Sigurimit të Cilësisë.

 

Qëllimet e NJBSC janë:

  • Dhënien e informacionit sa më të qartë dhe këshillave të dobishme për sigurimin e cilësisë dhe menaxhimin e tij nga komuniteti POLIS;
  • Zhvillimin e politikave dhe procedurave efikase duke bashkëpunuar me stafin akademik për rritjen e vazhdueshme të cilësisë së formimit të studentëve, duke u ofruar atyre dijet, metodat dhe teknikat më bashkëkohore të mësimdhënies;
  • Zhvillimi i një sistemi cilësie për veprim të ndërgjegjshëm, të përputhshëm dhe vazhdimisht të programuar për të përmirësuar performancën akademike dhe administrative;
  • Rritjen e angazhimit në proceset e sigurimit të cilësisë në të gjithë universitetin, përmes ofrimit të një sërë seminareve trajnuese.

Duke ecur krah për krah me zhvillimet institucionale, kombëtare dhe ndërkombëtare NJBSC informon menaxhimin brenda institucionit mbi aplikimin e praktikave më të mira për sigurimin e cilësisë në mënyre që procesi mësimor të mbetet i fokusuar në të mësuarit e studentëve duke bërë kështu të mundur permbushjen e përgjegjësisë ligjore të universitetit.

Ne shpresojmë se në këtë menu të NJBSC  ju kemi siguruar informacion të plotë mbi politikat dhe procedurat e sigurimit të cilësisë për të cilat ne jemi të përgjegjshëm në Universitetin POLIS.

Ju lutemi na kontaktoni në qoftë se ju nuk mund të gjeni atë që ju jeni duke kërkuar për këtë njësi.

 

AKREDITIME/SPECIFIKIME TË PROGRAMEVE

 

ANËTARËT E NJBSC

Njësia përbëhët nga 9 anëtarë. Në përputhshmëri me rregulloren e NJBSC, drejtues i kësaj njësie është njëri nga pedagogët e brendshëm pa kompetenca ekzekutive.

 

EMËR MBIEMËR

DETYRA

Elona Karafili

Kryetar

Edmond Agolli

Anëtar

Vera Bushati

Anëtar

Vezir Muharremaj

Anëtar

Manjola Hoxha

Anëtar

Etleva Dobjani

Anëtar

Alketa Sula

Anëtar

Efijeni Kokëdhima

Anëtar (Përfaqësues i studentëve)

Rovena Cadri

Anëtar (Ekspert i Jashtëm)

 

AKTIVITETE TË NJBSC

Viti akademik 2015-2016

  • Më datë 09.10.2015 u zhvillua mbledhja për prezantimin e planit të punës të NJBSC për vitin akademik 2015-2016.
  • Më datë 17.11.2015 u mbajt prezantimi mbi gjetjet e raportit të vlerësimit dhe kërkimit shkencor në POLIS.
  • Më datë 18.12.2015 prezantim mbi Ligjin e Ri të Arsimit të Lartë Nr. 80/2015, duke duke analizuar dhe kuptuar cdo nen të ligjit si dhe përshtatjen e tij me aktet nënligjore të U_POLIS në përputhje me udhëzimet e MAS.
  • Më datë 17.01.2016 përmbledhje e përgjithshme të aktivitetit të njësisë si dhe prezantim i RVB-ve të hartuara nga GVB-të përkatëse në kuadër të akreditimit periodik të institucionit dhe programeve përkatëse.
  • Më datë 15.02.2016 prezantim i planit të punës në kuadër të përshtatjes dhe hartimit të akteve ligjore të U_POLIS në përputhje me Ligjin e Ri të Arsimit të Lartë Nr. 80/2015.

 

KONTAKTE

Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS)

Agjensia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL)

European Association for Quality Assurance in Higher Education (ENQA) 

European Quality Assurance Register for Higher Education (EQAR)

Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP)

 

 

 

Text Resize

-A A +A
bodrum escort