Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Bordi Themelues

Bordi Themelues

Universiteti POLIS është një institucion i vetë-financuar dhe me përgjegjësi të forta sociale. Themeluesit janë një grup i spikatur profesionistësh shqiptarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe akademikë, që synojnë krijimin e masës kritike të ekspertëve dhe liderëve të sipërmarrjes private, në fushat e dizajnit dhe të shkencave territoriale, të aftë për të shtyrë Shqipërinë dhe rajonin drejt BE dhe trendeve globale.

Bordi Themelueve i U_POLIS ka rol strategjik e mbikqyrës dhe përfshin: S.Dhamo (kryetar), G.Haxhia, D.Shutina, B.Aliaj.
 


SOTIR DHAMO

Sotir Dhamo është një nga themeluesit e Universitetit POLIS dhe aktualisht është Administratori i Bordit Themelues të këtij universiteti. Sotiri u diplomua si arkitekt urbanist në vitin 1988 dhe ka një experience të gjatë profesionale, praktike dhe akademike në këto fusha. Që në fillim të viteve ’90-të ai u përfshi në studime dhe projekte në kuadrin e Institutit të Arkitekturës dhe Urbanistikës dhe më tej kontribuoi në organizata qeveritare si Ministria e Punëve Publike dhe organizata jo qeveritare si Co-PLAn, etj. Në vazhdim Sotiri mori edhe një Master Ekzekutiv në Administrim Publik në Universitetin e Sirakuzës në SHBA, sikurse edhe kualifikime apo vlerësime të tjera në nivel akademik.

Sotiri ka qenë Pedagog i jashtëm për disa vite në departamentin e arkitekturës në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, ndërsa aktualisht ai lektron në Universitetin Polis në lëndët Dizajn Urban dhe Analiza e Territorit dhe Vendbanimeve. Ndër të tjera, Sotiri është bashkë themelues i studios Metro_POLIS me aktivitet në fushën e arkitekturës; bashkë themelues i Forumit A+P i vetmi periodic shkencor në fushën e arkitekturës dhe planifikimit të qyteteve i cili botohet në gjuhën Shqip.

Sotir Dhamo është gjithashtu aktiv në projekte që kanë të bëjnë me planifikimin e qyteteve të ndryshme në Shqipëri dhe në rajonet fqinje; Ai gjithashtu kryen aktivitet kërkimor në kuadrin e njësisë kërkimore të Universitetit POLIS; dhe luan një rol aktiv si anëtar i shoqërisë civile në kuadrin e AUA, Unioni i Arkitektëve dhe Planifikuesve Shqiptar. Sotiri ka botuar gjithashtu artikuj shkencorë si edhe publikime të tjera në gjuhët shqip dhe anglisht.

 


DRITAN SHUTINA

Dritan Shutina është Drejtori Ekzekutiv i Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, që prej vitit 2005, të cilin e bashkë-themeloi që në vitin 1995.  Gjithashtu ai është një nga themeluesit e Universitetit POLIS, Shkolla Ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Politikave të Zhvillimit Urban, ku ai është lektor i lëndës “Planifikimi Strategjik dhe Manaxhim i Ciklit të Projektit”. I diplomuar në Inxhinieri Civile, Z. Shutina ka kryer studimet Pas-Universitare nё Hollandё dhe SHBA: nё Politika Publike nё Shkollёn e Administrimit  Publik dhe Ndёrkombёtar nё Universitetin e Pittsburg, SHBA; nё “Lidership dhe Sipërmarrje” pёrmes programeve “tailor-made” nё Departamentin e Shtetit dhe nё Universitetin e Harvardit, SHBA.

Fushat e tij të ekspertizës përfshijnë: Decentralizimi dhe Qeverisja Vendore, Zhvillimi Rajonal, Planifikimi Urban me Pjesëmarrje, Planifikimi Strategjik, Formulimi i Politikave Publike, Manaxhimi i Ciklit të Projekteve, Vlerësimi i Projekteve, Zhvillimi Organizativ dhe Institucional, Zhvillimi i Shoqërisë Civile, Manaxhimi i Njohurive, Moderimi, Trajnimet.

Gjatë 20 viteve të shkuara, Dritani ka punuar me projekte në fushën e planifikimit dhe zhvillimit, përfshirë këtu zhvillim në nivel lagje dhe planifikim në nivel qyteti dhe rajoni, zhvillimit organizativ dhe institucional, hartim projektesh, monitorim dhe vlerësim, decentralizimit dhe reformës së pushtetit lokal, manaxhimit të planifikimit urban, financave vendore, demokratizimin dhe zhvillimin e shoqërise civile në Shqipëri  gjithashtu edhe në Kosovë.  

Bashkë-autor i disa publikimeve, dhe studimeve, ku veçojmë: “Midis Vakumit dhe Energjisë” (2009), “Politikëndjekës apo Politikëbërës 1-2! – Analiza dhe rekomandime për qeverisjen territoriale në Shqipëri” (2010, 2012), “Manuali Teknik për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” (2015), “Mbi rolin dhe kompetencat e Qarkut dhe institucioneve të tjera mbështetëse të Zhvillimit Rajonal”, etj.

 


GAZMEND HAXHIA

Gazmend Haxhia është nje nga themeluesit e Universitetit POLIS, dhe nje kohesisht nje nga pedagoget kryesore dhe themeluesit e shkolles MBA prane U_POLIS. Haxhia ka formimin baze universitar ne Shqiperi prane Universitetit te Tiranes. Studimet pasuniversitare MBA I kreu ne Universitetin e Kolumbias, New York SHBA ne fillim te viteve 90-te. Me pas ka kryer specializime te tjera prane “Harvard Business School” Boston SHBA, INSEAD France si dhe “IEDC MBA Program” Bled Sloveni. Gazmend Haxhia ka nje pervoje solide fillimisht ne administraten publike, perfshie dhe ekipin e keshilltareve te Kryeministrit te Shqiperise ne fillim te viteve 90-te. Pas kthimit nga SHBA, Gazmend Haxhia krijoi nje portofol te suksesshem sipermarrjesh private ne sherbime logjistike, turizem, transport, dhe edukim.

Prej vitesh ai eshte lector titullari sipermarrjesh innovative prane Universitetit POLIS, si dhe lector i ftuar ne Universitetin e Tiranes, ne Shkollen e Menaxhimit ne Bled Sloveni, dhe  “TUCK Business School” Dartmouth University SHBA. Pervec angazhimit kryesor ne POLIS, Gazmend Haxhia ka qene ose eshte antar i disa bordeve akademike e profesionale nderkombetare, perfshi: Universitetin Amerikan te Kosoves; BCA Business Advisory Council for East and Central Europe; CEEMAN Organization of Business Schools in Central Europe, Bankes BKT ne Shqiperi,  YPO International, etj. Haxhia eshte perzgjedhur nga “DAVOS World Economic Summit” si fitues i cmimit “ Young Global Leader 2008”. Ai eshte autor dhe kuotohet ne mjaft artikuj te fushes se sipermarjes dhe biznesit.

 


BESNIK ALIAJ

Besnik Aliaj është një nga themeluesit dhe rektor i U-POLIS, si dhe profesor titullar në fushat e planifikimit dhe dizajnit urban. Studimet universitare i ka finalizuar për arkitekturë pranë Universitetit të Tiranes, në prag të ndryshimeve të vitit 1990. Më pas kreu studimet pasuniversitare në fushen e planifikimit dhe menaxhimit urban pranë Universitetit Erasmus Roterdam Holandë (1995).

Aliaj ka kryer specializime të tjera pasuniversitare në Shqipëri (U-Politeknik Tirane), Danimarkë (IPC College Helsingor), Norvegji (U-Oslo), Itali (U-Firence), SHBA (Harvard Business School dhe IVP Program @ State Department), si dhe në Peru (ILD Lima). Ka mbrojtur gradën “Doktor i Shkencave” si dhe titujt akademikë “Docent” dhe “Profesor”.  Përtej historisë së themelimit të institucionit akademik alternativ U-Polis, Prof. Aliaj ka një përvojë të pasur akademike dhe njohje mjaft të mirë të sistemit arsimor në Shqipëri dhe më gjerë, duke filluar nga viti 1992 deri sot. Kjo përfshin edhe 13 vjet përvojë si staf i brendshëm në Universitetin Politeknik Tiranë, dhe 10 vjet si staf i ftuar në Universitetin e Arteve Tiranë. Ai ka lektruar edhe në Universitetin Darmshtad Gjermani, pa folur për mjaft leksione si i ftuar kyç në disa universitete europiane dhe mjaft konferenca ndërkombëtare.

Besnik Aliaj është ndër të tjera bashkëthemelues dhe ish drejtues i Institutit pioner profesional në fushën e planifikimit urban Co-PLAN; të studios së arkitekturës “Metro-Polis”, si dhe të periodikut shkencor të vetem në trojet shqipfolëse për arkitekturën dhe planifikimin urban “Forum A+P”;  duke e zgjeruar konsiderueshëm gamën e kontributeve të tij shkencore, teorike dhe praktike në fushat e interesit. Ai është autor i mjaft teksteve dhe artikujve në gjuhët shqip dhe anglisht. Prof. Aliaj është nderkohe një intelektual i spikatur me kontribute dhe pozicionime për çeshtje të interesit publik, përfshi: reformat e qeverisjes vendore, të planifikimit të territorit, të formalizimit të ekonomisë, të arsimit dhe shkencës, si dhe mjaft kauzave të shoqërisë civile në vend.

 

Miqtë e U_POLIS

Sidoqoftë, Bordi, konsultohet rregullisht, në mënyrë periodike me një bord informal personalitetesh me përvojë në fushën e arsimit të lartë dhe të specializimeve të POLIS, në Shqipëri dhe jashtë saj, në formën e një tryeze që konsiderohen si “Miqtë e POLIS” dhe që gëzojnë një simpati dhe respekt të veçantë nga komuniteti akademiko-studentor i POLIS, për kontributin e tyre të çmuar ndër vite, përfshirë: P.Nientied (Holandë), D. Philippides (Greqi), A. Saggio dhe A. Stella (Itali), F. Raunig dhe S. Zech (Austri), A. Fuga, A. Luarasi, K. Çashku (Shqipëri), etj.
Këtyre emrave, u bashkangjiten një rrjet dashamirësish dhe personat kyç të kontaktit në shkollat strategjike partnere si: UNIFE, Ferrara (Itali); IHS/Erasmus, Roterdam (Holande), IPAG  Paris (France)  dhe LTU (USA); të cilët mbahen të informuar për zhvillimet në POLIS.  

Për ne, mendimi i lirë dhe kritikat e sugjerimet konstruktive të miqve e dashamirësve, janë shumë të rëndësishme për të garantuar një cilësi përtej kontekstit lokal.
 

 

Text Resize

-A A +A
porno
porno izle sikis izle porno