Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Historiku

Tradita e arsimit të lartë në Shqipëri është një produkt i shekullit të 20-të. Sektori privat alternativ është gjithashtu një rezultat i ri i dy dekadave të  fundit të reformave pas-komuniste. Ajo për të cilën U_POLIS është unik në këtë kontekst është përqasja pothuajse “e shkëputur” ndaj periudhës  autoritare, orientimit të tepruar tekniçist, ideologjizimit ekstrem dhe  bllokimit të kërkimit shkencor e karrierës për gjeneratat e reja.

U_POLIS bën një thyerje të qartë të kësaj tradite, ndërkohë që njeh vlerat e vërteta të trashëgimisë kreative arsimore në Shqipëri dhe Rajon dhe U_POLIS pasuron këto vlera me eksperiencat më të përditësuara ndërkombëtare. Nuk është rastësi që themeluesit dhe drejtuesit akademikë të universitetit janë “produkt i kombinuar” i Universiteteve më të mira lokale dhe ndërkombëtare në BE dhe Amerikës Veriore.

U_POLIS është rezultat i ndjenjës së ndryshimit që prej viteve ‘90. Origjina është themelimi i Co-Plan (Instituti për Zhvillimin e Habitatit, 1995) si një institut profesional dhe lëvizje civile për pjesëmarrje në planifikim urban dhe qeverisjen e mirë. Në fillim të viteve 2000, Co-Plan themeloi “Qendrën e trajnimeve”. Në 2006, kjo qendër u shndërrua në konceptin “Universiteti POLIS, Shkolla Ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Politikave të Zhvillimit Urban”. Programi i studimit në Arkitekturë filloi në vitin 2006 dhe programi i studimit në Planifikim & Menaxhim Urban filloi në 2007. Shkolla është akredituar si institucionalisht, ashtu dhe në programe që prej 2009. Programe të reja studimi u hapën në Art Dizajn (2010) dhe Studime Mjedisore (2011). Gjithashtu në 2010 u hapën gjithashtu 6 programe studimi ndërkombëtare (Diploma të përbashkëta Master me IHS/ERASMUS University, Rotterdam). Në 2012 Qeveria Shqiptare lëshoi vendimin i cili rriti statusin e U_POLIS nga “Shkollë e lartë Universitare “ në “Universitet”. Në të njëjtin vit, MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkences) akordoi edhe të drejtën për të ofruar studime të Doktoraturës (Program i përbashkët me Universitetin e Ferrarës, Itali). Në vitin 2013, u hapën nё U_POLIS edhe deget e reja: BSc. Inxhinieri Ndërtimi dhe Shkolla Profesionale nё fushat e interesit të U_POLIS. Programi Master MBA, në bashkëpunim me IPAG Business School në Paris, u hap në Tetor, 2014.

INSTITUCIONALIZIMI

Universiteti POLIS është një IAL privat i themeluar me Vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Nr. 35386 datë, 04.04.2006 dhe ;

  1. Licensuar me Vendim të Këshillit të Ministrave VKM Nr. 698, datë 11.10.2006.
  2. Akredituar me Urdhër të Ministrisë Arsimit dhe Shkencës institucionalisht po ashtu dhe në programet respektive përkatësisht me:

          Urdhër Nr. 227, datë 22.07.2009, (Akreditim Institucional dhe MSc. 5-vjeçare)

          Urdhër Nr. 250, datë 14.06.2013, (Akredim, Bachelor, MP dhe MP)

          Urdhër Nr. 289, datë 11.07.2013, (Akreditim, MND)

          Urdhër Nr. 187, datë 15.05.2015, (Akreditim, PhD)

          Urdhër Nr. 242, datë 17.06.2015, (Akreditm, Efiçencë Energjitike)

Urdhër Nr. 267, date 20.05.2016, (Akreditim Periodik Institucional)

Urdhër Nr. 266, date 20.05.2016, (Akreditim Periodik, Planifikim dhe Menaxhim Urban)

Urdhër Nr. 268, date 20.05.2016, (Akreditim Periodik, Arkitekturë dhe Dizajn Urban)

Urdhër Nr. 269, date 20.05.2016, (Akreditim, MBA)

Urdhër Nr. 270, date 20.05.2016, (Akreditim, Inxhinieri Ndërtimi)

  1. Fiton statusin «Universitet » me Vendim të Këshillit të Ministrave VKM Nr.746, datë. 24.10.2012.

AKREDITIMI NDERKOMBETAR

Universiteti POLIS krijon dhe mban në vijimësi marrëdhënie me institucione pjesëmarrëse të Sigurimit të Cilësisë, jo vetëm me ato vendase por dhe të huaja duke luajtur kushtu një rol të rëndësishëm në sigurimin e transperencës së institucionit. Aktualisht U_POLIS gëzon tre akreditime ndërkombëtare;

  1. Akreditim i përvitshëm nga autoritet përgjegjëse Italiane në kuadër të programit të përbashkët doktoraturë midis Universitetit POLIS dhe Universitetit Ferrara, duke filluar që nga viti akademik 2013-2014 dhe në vazhdim.
  2. Përmbushja e standarteve të cilësisë së Bashkimit Evropian dhe kërkesave të akreditimit në vendet e origjinës, IPAG Business School, Paris, Francë dhe IHS/ERASMUS University, Rotterdam, Netherlands në bashkëpunim më të cilat Universiteti POLIS ofron tre programe të studimi Master Profesional me nga tre profile secili.
  3. Akreditim nga AESOP për programin e studimeve të integruara (5-vjeçare) Planifikim dhe Menaxhim Urban, data e lëshimit  dhjetor 2015.

 

video: 

Text Resize

-A A +A
porno
porno izle sikis izle porno