Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

21 Dhjetor: Ceremonia e diplomimit në POLIS

Universiteti POLIS zhvilloi ceremoninë e shpërndarjes së diplomave, në hollin kryesor në datën 21 Dhjetor 2016, ora 17:00. Ky ishte një moment i veçante për studentët e sapodiplomuar, të cilët kurorëzuan më në fund punën e tyre të gjatë, por të bërë plot pasion dhe përkushtim. 
Ceremonia u moderua nga Ark. Ledian Bregasi, e cila, vijoi me një përshëndetje nga ana e Rektorit të Universiteti POLIS, Prof. Dr. Besnik Aliaj. Përveç përshkrimit të disa nga arritjeve dhe sfidave që universiteti është përballur ndër vite, citojmë mbylljen e fjalimit të tij duke thënë se “…ka ende shumë punë për të bërë, ka ende shumë sfida te reja që presin zgjidhje, dhe për të cilat stafi dhe vetë studentët në vite duhet të kontribuojnë…”.
I ftuari special i ceremonisë ishte Dr. Alberto Cutillo, ambasadori Italian në Tiranë, në respekt të disa partnerëve kryesorë Italianë të U_POLIS ndër vite.
Në emër të studentëve përshëndeti edhe studentja e sapodiplomuar Shega Erebara, e cila shprehu falënderim për U_POLIS për kulturën dhe dijet që kanë arritur të fitojnë gjatë viteve akdemike, si edhe familjarët e studentëve për mbështetjen e tyre në këtë rrugëtim formimi.
Administratori i U_POLIS, Prof. Sotir Dhamo, i ktheu studentët pas në kohë duke i kujtuar ditët e para në universitet, mënyrën se si ata janë rritur profesionalisht gjatë këtyre viteve, duke lexuar fragmente nga disa letra të shkruara nga vetë studentët vite më parë. 
Padyshim që momenti më emocionues dhe më i shumëpritur i ceremonisë ishte shpërndarja e diplomave, ku studentët prisnin me padurim të dëgjonin emrin e tyre dhe të merrnin në dorë atë diplomë që shumë prej tyre do të duan ta vënë në një kornizë dhe ta vendosin në mur, për t’u ndjerë krenarë me veten dhe për të qenë një shtysë për të ecur përpara me hapa më të sigurtë për t’u bërë dikush në të ardhmen. Por të njëjtin emocion shprehën edhe familjarët e tyre që qenë dëshmitarë të një momenti kaq të gëzueshëm dhe të paharrueshëm për ta duke i dhuruar lule dhe duke e ngrirë atë moment nëpërmjet disa fotove familjare që më vonë do të jenë një kujtim i bukur për ta. 
Në respekt të traditës së krijuar, ceremonia u finalizua me një foto të përbashkët të të gjithë diplomantëve.
Suksese!
 
Dates: 
E enjte, December 22, 2016 - 15:30

Text Resize

-A A +A
bodrum escort