Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

16-26 Shkurt 2017: Workshopi ndërkombëtar i Doktoraturës "Projektimi i Shkodrës/fragmente operative midis liqenit, lumit dhe detit"

Universiteti POLIS do të organizojë dhe do të mirëpresë workshop-in ndërkombëtar të Doktoraturës "Projektimi i Shkodrës/fragmente operative midis liqenit, lumit dhe detit", në Tiranë, nga data 16 shkurt deri më 26 shkurt 2017.
 
Këto 10 ditë do të ndahen më tej në tre hapa. Ditët e para (nga data 16-18 shkurt) kandidatët e PhD-së do të prezantohen shkurtimisht me kontekstin shqiptar përsa i përket menaxhimit mjedisor, strategjive të zhvillimit dhe njohurive të përgjithshme territoriale përmes një vizite në terren (16-17 shkurt) dhe disa leksioneve (18 shkurt). Më pas do t'i kërkohet të marrin pjesë në seancën e workshop-it për pesë ditët që do të pasojnë (19-23 shkurt),  i cili do të përfundojë me një prezantim ditën e premte, datë 24 shkurt. Në pjesën e fundit të qëndrimit, ata do të marrin pjesë në seminarin e Prof. Carlos Morales, nga Universiteti Erasmus i Roterdam-it.
 

Text Resize

-A A +A
bodrum escort