Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

13-15 Shkurt: Pjesëmarrje në takimin e rradhës “Mbështetja Strategjike në forcimin e strukturave të Sigurimit të Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë Privat në Shqipëri”

Text Resize

-A A +A
 
Në vijim të zbatimit të projektit Erasmus +, Key Action 2, me nr. 561510-EPP-1-2015-1-AT-EPPKA2-CBHE-JP, Universiteti POLIS mori pjesë në trajnimin e rradhës i cili u mbajt në datat 13-15, shkurt 2017, në ambjentet e Universitetit Europian të Tiranës.
Universiteti POLIS, mori pjesë në takim përgjatë tre ditëve duke u përfaqësuar si vijon:
 
Ditën e parë të trajnimit, morën pjesë dy anëtarë të stafit akademik, ku u diskutua rreth zhvillimit dhe vlerësimit të kërkimit të pyetësorëve në kuadër të projektit, zhvillimi i kurrikulave, hartimi dhe monitorimi i programeve etj.
 
Ditën e dytë, morën pjesë anëtarë të stafit administrativ, ku u mbajten diskutime të ndryshme rreth procesit, si roli i stafit administrativ në sigurimin e cilësisë, si dhe më pas përfaqësues të universiteteve partnere, ndanë eksperiencat e tyre rreth procesit të sigurimit të cilësisë dhe akreditimit të institucioneve përkatëse.
 
Dita e tretë, kishte të bënte me studentët, angazhimi i tyre në procedurat institucionale të sigurimit të cilësisë, rëndësia e këshillave studentorë dhe përfaqësimi i tyre në organe të ndryshme vendimmarrëse, procesi i të mësuarit dhe mësimdhënia me qendër studentin  dhe shumë tema të tjera të cilat kishin të bënin me përfshirjen e studentëve në përmirësimin dhe rritjen e sigurimit të cilësisë në universitet.
 
Në fund të prezantimeve pati një përmbledhje të temave të diskutuara ku nuk munguan dhe rekomandimet përkatëse.
Trajnimi i datës 15 u mbyll me mbledhjet e Bordit të Menaxhimit dhe Bordit të Cilësisë së projektit.
Data 16 shkurt, finalizoi mbylljen e këtij trajnimi për këtë etapë, me vizitën e koordinatorit të projektit, Prof. Peter Eckl, në ambjentet e Universitetit POLIS. Vizita konsistoi në një takim me Administratorin, Sotir Dhamo, i cili mundësoi një përmbledhje të qëllimit të themelimit, të organizimit dhe mënyrës së funksionimit të Universitetit POLIS. 
 
Dates: 
E enjte, February 23, 2017 - 09:15
bodrum escort