Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Departamenti i Mjedisit

Text Resize

-A A +A
      
Programet të cilat organizohen nga departamenti

 

  • Bachelor në “Studime Mjedisore
     
  • Master i Shkencave” në “Menaxhim Mjedisor Urban”

 

Stafi Akademik i angazhuar pranë departamentit

  Prof. Asoc. Dr. Elizabeta Susaj (Përgjegjës departamenti)
  Prof. Dr. Gjergji Ikonomi
  Dr. Taulant Bino
  MSc. Gjergji Simaku
  MND. Rudinda Toto
  MSc. Artan Kacani
  MSc. Kejt Dhrami

   

Laboratori Mjedisit

Laboratori i Mjedisit ka filluar funksionimin nga viti 2015. Ngritja e laboratorit eshte mbeshtetur nga BE nëpërmjet  Projektit CONSUS.
Ngritja e laboratorit ka per qellim  që studentët e mjedisit, planifikimit dhe studentët e programeve te tjera për çështje të veçanta, të kryejnë praktikat mësimore si dhe të mbështesë punimet kërkimore - shkencore dhe lidhjen e teorisë me praktikën e aplikuar. Të kryhen analiza të mostrave të tokës, ujit, ajrit dhe mjedisit dhe të përdoren të gjitha mjetet e demonstrimit në procesin e mësimdhënies. Laboratori i Mjedisit pozicionohet në Fakultetin Planifikim Mjedis dhe Menaxhim Urban, në funksion të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor në programet bachelor, master dhe doktoraturë. Laboratori funksionon në përputhje me vizionin, statutin dhe rregulloren e Universitetit, stansartet dhe rregulloren e miratuar per funksionimin e tij .

Objektivi bazë i Laboratorit është, që studentët të zhvillojnë praktikat mësimore, të kryhen analiza kimike e fizike te mostrave te tokes dhe ujit, si per te konkretizuar procesin e mesimdhenjes dhe realizimin e kerkimit shkencor, bazuar në metoda standarde si dhe në interpretimin e rezultateve në bashkëpunim me pedagogët e fushave përkatëse. Nëpërmjet analizave, studentët të kuptojnë më mirë teorinë e zhvilluar, aspektet praktike, të përfitojnë disa rezultate për përgatitjen e detyrave të kursit, për përgatitjen e tezës së diplomës dhe të marrin njohuri të thelluara në punën kërkimore - shkencore. Laboratori disponon pajisje si Multiparametër, Fotometër, pH metër, Konduktometër, Disgregues, Distilator Kjeldal UDK 129, Peshore Analitike dhe Teknike, Distilator Uji, Hidrometer, Sterilizator, Set Kite toke, përzjerës, mates te treguesve te ndotjes ajrit, zhurmes, lageshtise, pajisje te marjes se mostrave etj.
Analizat kryesore laboratorike jane ato te ujit: pH, konduktiviteti elektrik, sasia e kriprave të tretura në ujë, elementëve të ndryshme kimik, O2 i tretur, tregues kimike etj. Analizat e tokës : cilesite kimike e fizike,  pH, N,P, K  si dhe tregues te ndotjes se ajrit, nivelin e zhurmave, intensiteti i  dritës etj.

Rezultatet e përfituara synohet të ndikojnë dhe të përfshihen sa të jetë e mundur edhe ne programet dhe sistemin e monitorimit te mjedisit ne nivel kombetar, mbrojtjen e mjedisit dhe në permiresimin  e standardeve kombëtare.
Ne laborator jane vendosur materiale demonstrimi si profile të tipeve të tokave të Shqiperisë, shkëmbinj, lloje drurësh, harta, imazhe të degradimit mjedisor dhe peisazhit, paisje, manuale të paisjeve laboratorike, me te cilat konkretizohen aspektet praktike te mesimdhenjes.
Me konsolidimin e aktiviteteve bazë, synohet bashkëpunimi me institucionet e tjera shtetërore dhe private për kryerjen e shërbimeve për të tretët në fushën e mjedisit dhe fusha të ngjashme. Rezultatet e analizave hidhen në regjistrat baze dhe krijohet arkivi i te dhenave dhe gjithe dokumentacionti shoqeruer per gjithe procesin ne zinxhirin: marje e mostrave, dorezimi ne laborator, metodat e analizave, dokumentimi  dhe adresimi i rezultateve.

bodrum escort