Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Përshëndetja e Administratorit

Të nderuar miq të POLIS-it,

Dëshiroj të ndaj me ju, disa vlera, ide dhe përpjekje të cilat na çuan në themelimin e Universitetit POLIS dhe në konsolidimin e tij si institucion edukimi dhe grupim intelektual me ide alternative. Së bashku me kolegët e mi bashkëthemelues, pjesëtarë të gjeneratës së transformimeve të viteve ’90,  kemi qenë dëshmitarë dhe pjesëtarë të ngjarjeve të ndodhura në Shqipëri përpara dhe pas viteve të ndryshimit. Nisur nga kjo, POLIS e sheh procesin e edukimit si formë të ndryshimit të shoqërisë dhe që mundëson vazhdimësinë e zhvillimit përmes transmetimit të dijes.  

POLIS si institucion është një pasqyrim i mënyrës se si jemi përpjekur të përfshijmë, të punojmë dhe të mësojmë bashkë me të tjerët. Besimi tek partneriteti, procesi dhe komunikimi janë baza e ADN-së e trashëguar që nga Co-PLAN Instituti për Zhvillimin e Habitatit, që përbën edhe thelbin e POLIS-it të sotëm si edhe të eksperiencës praktike të ngritur në nivel akademik.

POLIS synon të luajë një rol në emancipimin e shoqërisë duke hapur diskutime dhe debate për tema të patrajtuara nga shoqëria shqiptare në fushat profesionale që mbulon, duke i bërë të kuptojë brezit të ri se edhe çështjet të cilat në dukje të parë duken të pazgjidhshme mund të marrin zgjidhje. Hapja e mendjes, kreativiteti dhe qasja pozitive ndaj problemeve është pjesë e rëndësishme e transmetimit të sekretit të dijes dhe përkthimit të saj në veprim. Kjo bën qëPOLIS edhe pse një institucion privat, të ketë një mision të qartë social të përcaktuar që në fillesat e tij.

POLIS tashmë ka filluar të gjenerojë brenda familjes së madhe, lëvizje dhe trende sociale që synojnë të sjellin këndvështrime të reja dhe anti-konformiste në shoqëri. Jo më kot edhe grupi iniciator i Unionit të Arkitektëve dhe Planifikuesve Urbanë të Shqipërisë lindi nga ky grupim me synimin për të krijuar alternativa profesionale në fushat e interesit. Rol të rëndësishëm luajnë këtu edhe botimet e natyrës shkencore si periodiku i arkitekturës dhe planifikimit urban “Forum A+P”, apo “MAD magazine” dedikuar art-dizajnit, si dhe “Habitat Magazine” dedikuar çështjeve mjedisore.Jo më pak të rëndësishme janë aktivitetet e përvitshme të TAW – Tirana Architecture Weeks dhe TDW – Tirana Dizajn Weeks, të cilat zhvillohen në ambiente publike në qytet dhe janë kthyer në hapësira eksperimentimi dhe ballafaqimi midis shumw aktorwve me eksperienca dhe kultura të ndryshme. Rol të ngjashëm luajnë edhe klube kulturore jashtë mjediseve akademike, si “Destil”, të cilët rrisin ndërveprimin e studentëve dhe profesionistëve nga institucione të ndryshme; apo edhe grupe vullnetare të aktivizmit urban apo mbrojtjes së mjedisit të cilët shpesh janë zëra anti-konformistë dhe kanë shërbyer si mjet presioni për përmirësimin e transparencës dhe të qeverisjes vendore.

Në POLIS ne besojmë se politika nuk bëhet vetëm nga politikanët, por ka nevojë për ekspertizë profesionale për ide!

Në POLIS ne besojmë gjithashtu se e ardhmja e mënyrës se si do të jetojmë në vendbanimet njerëzore varet nga raportet që urbanistika dhe arkitektura do të gërshetojnë në mënyrë organike me shkencën. Kështu, për POLIS dhe brezin e kërkuesve të rinj, kërkimi dhe inovacioni është një mënyrë për të ndihmuar zhvillimin. Ne besojmë se për të bërë inovacione, apo zgjidhje avangardë frymëzimi vjen nga problemet reale për t’u zgjidhur dhe se moderniteti i vërtetë është përpjekja për të kthyer krizat në vlera. Është pikërisht kjo përpjekje që frymëzon shtysa të reja të projektimit dhe kërkimit në fushat e arkitekturës, dizajnit, inxhinierisë, planifikimit tëqytetit dhe mjedisit në përgjithësi. Kjo është arsyeja që POLIS ka synuar të shkojë përtej një institucioni akademik dhe tashmë ka konsoliduar brenda tij Institutin e Kërkimit dhe Zhvillimit.

Kuraja dhe besimi drejt hapësirave të pashtershme të modernitetit janë antidoti që tret çdo mëdyshje ndaj rrugës së ardhshme dhe monopoleve të dijes e të mendjes. POLIS-i është një projekt afatgjatë, ku përpjekjet tona modeste duam t’i ndajmë me të tjerët sepse kështu besojmë do tëarrihet më mirë misioni ynë social!
 

 

 

Ka akoma shumë për të bërë!
 

 

Sotir Dhamo

Administrator i U_POLIS

Anëtar i Bordit Themelues U_POLIS

 

 

 

 

 

 

Text Resize

-A A +A
porno
porno izle sikis izle porno