Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Vazhdon të realizohet me sukses mobiliteti i komunitetit POLIS…

Text Resize

-A A +A

Rrjeti i gjërë i partnerëve ndërkombëtarë dhe përfshirja e lartë e POLIS në programet dhe projektet ndërkombëtare kanë qenë pjesë e rëndësishme në arritjen e mobilitetit të studentëve dhe dhe stafit të Universitetit POLIS.

Llojet e mobiliteteve:

  1. Mobiliteti për periudha të shkurtra është realizuar përmes workshope-ve të përbashkëta me partnerët ndërkombëtarë siç janë TU Wien, FH Mainz, Universiteti i Shkencave Anhalt, Universiteti Bezalel etj.,
  2. Studentët e regjistruar në programet e përbashkëta kanë patur mundësi për të lëvizur me periudha më të gjata mobiliteti, me partnerët e huaj si IHS / Erasmus University në Roterdam, Ipag Business School dhe Lawrence Tech.
  3. Programi i doktoraturës parashikon një lëvizshmëri të detyrueshme prej së paku 6 muajsh për studentët e saj, si rrjedhojë  ky është dhe programi me pjesëmarrjen më të lartë të lëvizshmërisë së studentëve.
  4. Ndërsa për programet studimore që nga Bachelor deri në PhD, lëvizja e studentëve është rritur ndjeshëm gjatë 3 viteve të fundit për shkak të pjesëmarrjes së POLIS në projektet Erasmus +, KA1. Këto janë projekte të financuara nga BE-ja të dedikuara për mobilitetin e studentëve por edhe të stafit, prandaj një numër i stafit akademik dhe administrativ kanë përfituar nga këto projekte (p.sh. me UMinho, IHS / Erasmus University në Roterdam, Ipag Business School, Riga Building College, Universita degli Studi di Molise etj).

Gjithashtu lëvizja e stafit është mundësuar dhe nga programet të tjera ndërkombëtare si H2020, Tempus, Erasmus + KA2, Creative Europe, etj të cilat kanë ofruar një mobilitetit të lartë ndërkombëtar për stafin akademik. POLIS synon të inkurajojë më tej këto projekte mobiliteti, të cilat janë shumë të dobishme jo vetëm për pjesëmarrësit, por edhe për të gjithë institucionin.

Juicebox_foto: 
Dates: 
E martë, August 8, 2017 - 16:45
bodrum escort