Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Vlerat e POLIS

Text Resize

-A A +A

Në Universitetin POLIS ne besojmë fuqimisht se suksesi qëndron tek ajo mënyrë edukimi që i paraprin së ardhmes. Frymëzimi, eksplorimi, të menduarit pozitiv dhe sfida ndaj realitetit - janë disa nga principet kryesore ku ne mbështetemi në procesin e edukimit.

U_POLIS synon të pajisë një brez të ri me mjetet, teknikat dhe strategjitë për të krijuar lidershipin profesional më të aftë, për të krijuar “hapësirë të jetueshme”, qytete më të barabarta, më të qëndrueshme në kohë dhe më të lidhura me ambientin. Në U_POLIS ne besojmë se procesi i edukimit është një përpjekje e përbashkët.

U_POLIS përpiqet të qëndrojë në pararojë të mendimit dhe praktikës bashkëkohore. Ne besojmë se mënyrat e reja të të menduarit për arkitekturën, sikurse edhe krijimi i një profesioni të ri, ai i planifikuesit urban, kaq të nevojshme për realitetin shqiptar, janë pjesë e ndryshimit të këtij vendi që vrapon drejt së ardhmes.

Pse POLIS?

  • U_POLIS ka treguar që në fillim një përkushtim të fortë ndaj cilësisë, kjo në përputhje me misionin dhe vlerat e institucionit që synojnë të nxisin ekslelencën në mësimdhënie, kërkim dhe inovacion.
     
  • U_POLIS është vlerësuar pozitivisht gjatë një sërë procesesh të vlerësimit të cilësisë në nivel kombëtar e ndërkombëtar dhe vazhdimisht investon në sistemin dhe mekanizmat e sigurimit të cilësisë.
     
  • U_POLIS ka hartuar me kujdes programet e studimit që ofron dhe disa prej tyre prezantohen për herë të parë në sistemin arsimor Shqiptar. Programet e të gjitha cikleve janë plotësues të njërit-tjetrit por duke ruajtur individualitetin e tyre, kjo ka bërë që U_POLIS të ketë një profil të fokusuar dhe specializuar në vend, duke u faktorizuar në fushat e tij të interesit.
     
  • U_POLIS ka një profil unik mes IAL-ve Shqiptare dhe kjo falë një modeli biznesi shumë specifik të zgjedhur nga themeluesit e institucionit. U_POLIS e konsideron statusin e vet ligjor si një IAL private jo thjesht si një instrument fitimprurës por si një status që garanton pavarësinë institucionale, duke qenë ndërkohë plotësisht të vetëdijshëm për përgjegjësinë sociale të tij.  Në praktikë U_POLIS vepron si një organizatë jofitimprurëse, duke riinvestuar çdo fitim në rritjen e mëtejshme të institucionit, jo vetëm në terma sasiorë por dhe cilësore. Kjo nuk është shumë e zakonshme për adminsitratën e IAL shqiptare por fakti që themeluesit e U_POLIS janë njëherësh profesionistë dhe aktivistë civilë në disiplinat e ofruara në këtë universitet, i bën ata të ndjeshëm ndaj cilësisë së programeve të studimit të U_POLIS. 
     
  • Kërkimi është pjesë integrale e veprimtarisë së U_POLIS dhe konsiderohet i domosdoshëm në arritjen e objektiviva të veta. Falë historisë dhe origjinës së institucionit, kërkimi bën pjesë në AND-në e shkollës dhe pasqyrohet dhe në masën e madhe të aktiviteteve kërkimore dhe projekteve ku U_POLIS merr pjesë.
     
  • U_POLIS ka zhvilluar një strategji ndërkombëtarizimi të artikuluar mirë që reflektohet në numrin e lartë të stafit dhe studentëvë ndërkombëtarë, por mbi të gjitha në numrin e lartë të programeve të studimit që ofrohen në bashkëpunim me institucione të huaja.
     
  • U_POLIS i kushton vëmendje të posaçme përmirësimit të kapaciteteve të veta institucionale në terma humane, infrastrukturore, manaxheriale, financiare, etj. Aktualisht ofrohet një raport optimal staf/student, raport i shkëlqyer hapësirë/ student dhe një sërë strukturash mbështetëse që mundësojnë një ambient akademik të cilësisë së lartë. 
     
  • Studentët janë fokusi parësor i institucionit dhe si të tillë inkurajohen që të luajnë një rol sa më aktiv. Ata janë të përfaqësuar në organin më të lartë vendimmarrës, Senatin Akademik, si dhe në një sërë organesh të tjera. Puna intensive me ta dhe përfshirja e tyre në shumicën e projekteve bën që ata të pajisen jo vetëm më njohuri teorike por dhe me aftësi kërkimore e praktike.
     
  • Kontakti i ngushtë me të diplomuarit (nëpërmjet strukturës ALUMNI) si dhe rrjeti i gjerë i partnerëve, i sigurojnë U_POLIS një akses shumë të mirë në nevojat dhe kërkesat e tregut të punës. Ky rrjet i zgjeruar luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në shtrirjen e mëtejshme të impaktit social që U_POLIS synon të arrijë.

U_POLIS është “Hapësirë për Mendim” i politikave për zhvillimin hapësinor, dizajnin e aplikuar dhe teknologjinë, si dhe për lidershipin e sipërmarrjen!

bodrum escort