Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Lidhje dhe Partneritete

Universiteti POLIS është një institucioni karakterizuar nga një dimensioni i spikatur ndërkombëtar, gjë që reflektohet në programet e studimit, përbërjen e stafit akademik, studentët por dhe në shkëmbimet intensive dhe të larmishme me partnerë të ndryshëm ndërkombëtarë si në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta kërkimore e didaktike ashtu dhe në shkëmbime të vazhdueshme dhe mobilitet të lartë mes stafit akademik dhe studentëve. U_POLIS ёshtё universiteti i parё shqiptar nёnshkrues zyrtar i Observatorit tё Kartёs sё Bolonjёs: “Magna Charta Universitatum” nё Itali.
Partnere

U_POLIS ka një rrjet të zgjeruar të partnerëve kombëtare dhe ndërkombëtarë. Partnerët dhe llojet e bashkëpunimit variojnë nga partneritetet afatgjata strategjike, me të cilët U_POLIS ofron programe akademike të përbashkëta  dhe projekte kërkimore të përbashkëta, në partnerë ad hoc të përzgjedhur për veprimtari të caktuara si workshop-et e përbashkëta, veprimtaritë kërkimore të përbashkëta dhe skema për mobilizim të personelit dhe studentëve.

Partnerët e U_POLIS sipas llojit të bashkëpunimit;

ANËTARËSIME

 

INSTITUCIONE TË ARSIMIT TË LARTË

Emri i IAL

TU Darmstadt, Gjermani

University of Studies, Trieste, Itali

Universita IAUV, Venecia, Itali

FH Mainz, Gjermani

IHS/ Erasmus University, Rotterdam, Hollandë

Universiteti Ferrara, Itali

Royal Academy of Art, Hagë, Hollandë

IPAG Business School, Paris, Francë

Sapienza University of Rome, Itali

University of Salerno, Itali

Academy of Fine Arts, Katania, Itali

University of Minho, Portugali

University of Bari “Aldo Moro”

Universiteti Saint-Joseph, Beirut, Lebanon

Lawrence Technological University, Detroit, SHBA

University of Graz, Austri

Anhalt University of Applied Sciences, Dessau, Gjermani

TU Wien, Austri

Universiteti i Tiranës

Akademia e Filmit “Marubi”

Riga Building College, Latvia

University of Chieti-Pescara “G. d'Annunzio”

 

INSTITUCIONE QEVERITARE

Emri i institucionit qeveritar

Akademia e Shkencave

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit

Arkivi Qendror Teknik i Ndertimit

Ministria e Inetrgimit Evropian

Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujit

Ministria e Punës, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta

Ministria e Turizmit, Kulturisë, Rinisë dhe Sporteve

Ministria e Mbrojtjes

Bashkia Tirane

Ambasada Amerikane

Ambasada Gjermane

Ambasada Zvicerane

Ambasada Austriake/Shoqeria Austriake Shqiperi

Agjencia e Zhvillimit Austriak

Bashkia e Tetovës

Instituti i Monumenteve Kulturore

Komuna Kashar

Bashkia e Sarandës

Bashkia Burrel

Deutschzentrum

Bashkia Kamëz

Bashkia Vorë

 

ORGANIZATA PROFESIONALE

Emri i organizatës profesionale

Co-PLAN

Metro_POLIS

Bordi Austriak i Sigurisë Rrugore (KFV)

Autoriteti Shtetëror per Informacionin Gjeohapsinor (ASIG)

Agjencia për Promovimin e kërkimit Europë - APRE

Trashëgimia Kulturore pa Kufinj

Fondacioni i Trashëgimisë Shqiptare (AHF)

Fondacioni i Trashëgimisë Shqiptare (AHF)

Bienali Ndërkombëtar i Artit Bashkëkohor në Tiranë, TICAB

Inxhinierët pa kufinj, Bari

URI / Bells

Hanss Seidel Stiftung

AWR, Rome, Italy

Zeta Gallery

Altea & Geostudio 2000

GeoConsulting Albania

Instituti për Demokraci dhe Reforma - IDR

Cultural Heritage without Borders (CHwB)

 

KOMUNITETI I BIZNESIT, TREGU I PUNËS

Emri i komunitetit të  biznesit

Unioni Shqiptari Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve_ AUA

Tirana Business Park

Alba Road (IZOTERM)

REHAU

PESTAN DOO

KNAUF

Megatek

ALUFLOR Construction Group

P.T. Construction

KIKA Construction

GURI Sh.P.K

EVEREST Group

ALUMIL Group

Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë (UCCIAL)

Eksperienca Shqiptare

Agjencia e Pasurive të Paluajtshme INF-93

Shoqata e Komunave te Shqiperise (SH.K.SH)

 

U_POLIS ka marrёveshje bashkёpunimi nё nivel Rektorati me UNIFE_Universitetin e Ferrarёs, Itali, mbi bazen e sё cilёs realizon shkёmbime profesorёsh e kёrkuesish tё mbёshtur nga Ministria e Jashtme e Italisё dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit nё Shqipёri. Tё dy universitetet po zbatojnё njё Program tё Pёrbashkёt Doktorature nё Arkitekturё dhe Planifikim Urban, tё njohur nё tё dyja vendet . Bashkёpunim dhe marrёveshje e konsoliduar ekziston edhe me IHS/Erasmus University Rotterdam, Holandё, mё tё cilin ёshtё punuar prej vitesh nё programe zhvillimi urban dhe ngritje kapacitetesh lokale, me mbёshtetjen e autoriteteve holandeze, sidomos tё Programeve MATRA dhe NUFFIC. Mbi kёtё bazё, palёt organizojnё edhe njё program Masteri Pasuniversitar tё pёrbashkёt, me 6 specialitete nё: Çeshtje Dizajni dhe Çeshtje Urbane.

Shkёmbime intensive dhe tё frutshme ekzistojnё prej disa vitesh edhe me TU-Vienna, Universiteti Teknik i Vienёs, Austri dhe me Universitetin e Shkencave tё Aplikuara nё Anhalt/Bauhaus Dessau, Gjermani. Marrёveshje bashkёpunimi dhe shkёmbime kanё funksionuar edhe me Universitetin Teknik tё Darmshtad-it, Universitetet e Shkencave tё Aplikuar nё Mainz, nё Karlsruhe dhe nё Cottbus, Gjermani; apo me Universitetin e Triestes, ISF/ Politekniku i Barit dhe “La Sapienza” Romё, Itali. Shkёmbime interesante ekzistojne edhe me Universitet e Beogradit, Serbisё, tё Podgorices nё Mal tё Zi,  tё Prishtinёs, Kosove dhe tё Shkupit, nё Maqedoni.

Nё nivel lokal, POLIS ёshtё anёtar i Konferencёs sё Rektorёve nё Shqipёri  dhe i AUA_Unionit tё Arkitekteve, Urbanistёve dhe Planifikuesve Shqiptarё; Universiteti ka aktivitete dhe marrёveshje bashkёpunimi me: Ministrinё e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tё Ujrave;  si dhe me Ministrinё e Integrimit Europian. U_POLIS bashkёpunon nё menyrё tё veçantё me Akademinё e Filmit dhe Multimedias “Marubi” dhe me TICAB_Tirana International Contemporary Art Biannual; si dhe me njё sёrё ambasadash tё huaja nё Tiranё, pёrfshi ato tё Holandёs, Austrisё, SHBA-sё, Zvicrёs, Gjermanisё, Italisё etj.

Çdo vit, mjaft studentё tё POLIS dhe tё shkollave partnere, angazhohen nё shkёmbime dhe projekte ndёrkombёtare, rajonale e lokale, qofshin kёto multi apo bi-laterale. Nё kёto raste, kreditet (ECTS) njihen dhe trasferohen reciprokisht sipas sitemit Europian/Ndёrkombёtar. POLIS bashkёpunon ngushtё me njё sёrё donatorёsh (SCP Svicer, DAAD Gjermani, Tempus BE, Fondi i Ekselencёs dhe Brain Gain Shqipёri, UNDP etj), si dhe me organizata tё specializuara lokale e rajonale pёrfshi: CHWB_Cultural Heritage Without Borders (nё Bosnje, Kosovё dhe Suedi), me IM_ Institutin e Monumenteve tё Kulturёs, me AHF_Albanian Heritage Foundation, me AAC_Shoqata e Komunave tё Shqipёrisё dhe me REC_Regional Environmental Center, nё Tiranё.

Së fundi, në Korrik 2015, AESOP_Shoqata e Shkollave Europiane të Planifikimit ka akredituar në Kongresin Europian të Pragës, Universitetin POLIS, pas një procesi 1 vjeçar, ku u skanuan 25 universitete Europiane. POLIS u kualifikua në përfundim të këtij procesi, ndër 3 shkollat e para, ndërsa shkollat e tjera te përfshira vijojnë plotësimet e përmirësimet. Një hap i madh ky për ndërkombëtarizimin e projektit tonë cilësor dhe një marketim ndërkombëtar për arsimin në Shqipëri! 

 

 

video: 

Text Resize

-A A +A
bodrum escort