Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

POLIS dhe Tirana City

Fillimisht U_POLIS ndodhej në qendër të Tiranës, ndërsa në një faze të dytë u zhvendos në godinën moderne, në mes të korridorit me zhvillimin më të shpejtë metropolitan, që lidh Tiranën me Aeroportin Ndërkombëtar dhe me portin e Durrësit.

Një skuadër studentësh dhe stafi, në kuadër të studios Metro-POLIS të universitetit, projektuan dhe mbikqyrën ndërtimin e godinës kryesore dhe një godine të dytë rezervë. Kampusi përfaqëson një shembull të shkëlqyer të arkitekturës kontemporane me hapësira publike dhe të gjelbra, hapësira sportive dhe parkim. Projekti aplikon adaptimin e strukturave ekzistuese industriale, si dhe mbivendosjen e një strukture të re inovative, sipas logjikës së efiçencës mjedisore dhe energjitike. Dizajni interierit është unik dhe përfshin shumë dritë dhe transparencë.

Kampusi ndodhet 5 Km nga qendra e qytetit dhe ka shërbimin privat falas të transportit në mëngjes (08:00) dhe pasdite (18:00). Për transportin ofrohen gjithashtu edhe alternativa të tjera ekonomike, si linjat e ndryshme të transportit publik me kosto të ulët. Universiteti promovon ecjen, përdorimin e biçikletës dhe përdorimin e përbashkët të makinave. Kampusi është i hapur 24 orë / 7 ditë / gjatë gjithë vitit, për studentët dhe stafin. U_POLIS është një zonë kundër duhanit dhe ku ofrohet shërbimi falas i Wireless i Internetit. Facilitetet kulturore, sociale dhe sportive e bëjnë universitetin të aksesueshëm edhe për persona të jashtëm, prindër, familjarë dhe miq. Raporti i sipërfaqes në m2 për student është më i larti në Shqipëri 1:12.

Universiteti POLIS është një partner strategjik i Bashkisë Tiranë  për jetën kulturore-intelektuale në kryeqytet. Vetë U_POLIS organizon aktivitete serioze ndërkombëtare si: TAW, Tirana Architecture Weeks , TDW Tirana Design Week ose mbështet TICAB,  Tirana International Contemporary Art Biennale”, 48 Hours Film Project, “International Animated Film Festival of Shkodra” etj.

Pranë U_POLIS ndodhet selia qendrore e AUA, Albanian Union of Architects and Urban Planners. Universiteti ka bibliotekën më të specializuar kontemporane për Artin, Arkitekturën, Shkencat e Qytetit në Shqipëri. Studentët dhe stafi shpesh organizojnë performanca publike, aktivitete sociale ose “provokime urbane” në qytet. U_POLIS planifikon periodikisht kalendarin për ekspozitat e studentëve të Arkitekturës/Art Dizajnit, profesionistë të rinj, ashtu si edhe artistë me reputacion dhe të ftuar ndërkombëtar falë “MAD Center & Gallery” ose Arch-House .

Përveç shumë publikimeve interesante që mund të gjenden edhe në “Bookstore, TEG” dhe “Adrion Intl.Library”, U_POLIS boton periodikun shkencor mbi Arkitekturën dhe Planifkimin Urban Forum A+P . U_POLIS, gjithashtu, organizon gjatë vitit, debate javore profesionale dhe intelektuale, të quajtura Forume të Hapura ”, ose projeksione të filmave në “Cine_POLIS”. POLIS mbështet shkolla verore, workshope ndërkombëtare, ose konferenca. Iniciativa Walking the City, klubet sociale “Book+Tea” dhe GooGoats janë një atraksion jo vetëm për komunitetin vendas, por edhe për vizitorët.

More on Tirana City see:

http://www.fleteteverdha.com/

http://www.mtkrs.gov.al/

http://www.teatrikombetar.gov.al

http://www.artacademy.al/

video: 
Tirana ne 100 Vjetorin e Pavaresise
Experience: The places you should go in Tirana, Albania
Mirese erdhet ne Tirana International Airport

Text Resize

-A A +A
bodrum escort