Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

MASTER PROFESIONAL

Programet e studimeve të ciklit të dytë Master Profesional pranë Universitetit POLIS japin njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim të pavarur në një fushë brenda një specialiteti të caktuar. Këto programe realizohen me 90 kredite dhe me kohë zgjatje normale 2 (dy) vite akademike.

Në përfundim të studimeve të ciklit të dytë lëshohet diplomë universitare “Master Profesional” sipas programit të studimit.

Programet e studimeve të ciklit të dytë Master Profesional pranë Universitetit POLIS realizohen si programe të përbashkëta studimi me institucione të huaja të arsimit të lartë, kokretisht si më poshtë vijon:
 

Universiteti POLIS në bashkëpunim me IHS/Erasmus University, Rotterdam, Hollandë si dhe me pjesëmarrjen dhe kontributin e Lawrence Technological University, Detroit, SHBA Holandë ofron si mëposhtë:
 
Master Profesional në Dizajn Parametrik me profile;

  • Dizajn Arkitektonik dhe Parametrik
  • Dizajn Estetik Strukturor
  • Dizajn Urban dhe Peizazhi
     

Universiteti POLIS në bashkëpunim me IHS/Erasmus University, Rotterdam, Hollandë ofron si mëposhtë:

Master Profesional në Politikat e Zhvillimit të Territorit me profile;

  • Planifikim Hapësinor dhe Aplikime GIS
  • Strehim dhe Zhvillim Toke
  • Zhvillim Social Urban dhe Burime Njerëzore
     

Universiteti POLIS në bashkëpunim me IPAG Business School, Paris, Francë ofron si mëposhtë:

Master Profesional në Administrim Biznesi me profile;

  • Sipërmarrje dhe Inovacion
  • Pasuritë e Paluajtshme
  • Marketing dhe Strategji

 

 

Pranimi

Aplikantët të cilët janë të interesuar për të vazhduar studimet në një nga programet e mësipërme mund të përdorin linkun APLIKO në të cilin mund të gjeni informacionin e nevojshëm mbi dokumentacionin që duhet të dorëzoni dhe procedurat që ndiqen për tu bërë pjesë e Universitetit POLIS.

 

Tarifa e Studimeve

 

 

 

 

 

video: 
Master Profesional Ne U_POLIS
Master ne Universitetin POLIS

Text Resize

-A A +A
bodrum escort