Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Diplomë Profesionale

PROGRAM STUDIMI JOUNIVERSITAR NË EFICIENCË ENERGJITIKE
(120 ECTC, 2 vite akademike)

Universiteti POLIS në kuadër të projektit TEMPUS, ofron program studimi me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, me 120 (njëqind e njëzet) kredite formimi, referuar nivelit 5 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, kohëzgjatja e të cilit është 2 (dy) vite akademike.

Në përfundim të programit profesional të studimit lëshohet “Diplomë profesionale” në përputhje me rregulloret përkatëse të Unversitetit POLIS.

Kreditet e grumbulluara gjatë studimeve profesionale mund të transferohen në studimet e ciklit të parë (bachelor) procedurë e cila i jep mundësi studentëve të vazhdojnë studimet universitare në një nga degët që preferojnë.

Profili profesional
Ky program program Profesional  synon të japë njohuri formuese dhe praktike bazë mbi çështje dhe fenomene që lidhen me eficiencën e energjisë në përgjithësi e sidomos në banesë, të përgatisë studentët në formimin e një aftesie kritike në një fushë të rëndësishme si ajo e përdorimit të energjisë me leverdi ekonomike në banesa, ti ndërgjegjësojë në çeshtjet e përdorimit racional (me efiçencë) të energjisë dhe futjen e metodave llogaritëse në drejtim të selektimit të impjantit energjetik, me qëllim reduktimin e karbonit dhe përdorimin e energjive të rinovueshme si e ardhmja e energjisë së pastër. Programi synon gjithashtu të përgatisë teknikë të aftë për të kryer operacione praktikë në terren që lidhen me këtë fushë.

Temat kryesore që trajton ky program studimi:

  • Veprimtari në disiplina të formimit të përgjithshëm
  • Kode dhe Standarte Europiane dhe Lokale ne Eficence Energjitike; Bazat e Eficenses Energjitike; Cilesia e Ambientit te Brendshem etj
  • Veprimtari në disiplina të formimit karakterizues
  • Sistemet HVAC; Auditim energjitik; Certifikim Energjitik; Teknologji Arkitekture dhe Ndërtimi
  • Veprimtari në disiplina të formimit të ngjashme ose/dhe integruese
  • Energjite e Rinovueshme; Retrofiti i ndertesave; Instalime dhe Rregulla te Sigurise etj.
  • Punë praktike dhe intership profesional

Mundësitë për punësim
Duke qenë një program profesional me fokus të veçantë praktikën profesionale programi në tërësi synon përgatijen teknike profesionale të studentëve në eficencë energjitike. Ky profesion apo “zanat” është shumë i kërkuar sot në tregun e punës dhe që realisht mungon në ofertën akademike kombëtare.
Në këtë kuptim shanset për punësim janë të mëdha në sektorë te ndryshëm si : sektori publik ( bashki e komuna), sektori privat si biznese ndërtimi, kompani të instalimeve elektrike dhe HVAC , NGO shqiptare dhe të huaja qe merren me zbatimin e projekteve në terren, etj. Programi është shumë praktik dhe studentët në dalje janë të gatshëm për të filluar punë e për të aplikuar njohuritë e marra në shkollën profesionale.

 

Pranimi

Aplikantët të cilët janë të interesuar për të vazhduar studimet në një nga programet bachelor të mësipërme mund të përdorin linkun APLIKO në të cilin mund të gjeni informacionin e nevojshëm mbi dokumentacionin që duhet të dorëzoni dhe procedurat që ndiqen për tu bërë pjesë e Universitetit POLIS.

 

Tarifa e Studimeve

 

 

 

video: 
"Ne Lagje" Workshop/ TAW

Text Resize

-A A +A
bodrum escort