Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Njoftim për vend të lirë pune

Text Resize

-A A +A
__

Universiteti POLIS është një institucion shqiptar i arsimit të lartë me fokus në Ballkanin Perëndimor dhe në Mesdheun Lindor. Universiteti ka për qëllim të ofrojë një mjedis gjithëpërfshirës që nxit barazinë, vlerëson diversitetin si dhe mjedisin social në të cilin të drejtat e gjithë stafit dhe studentëve respektohen në përputhje dhe mbështetje të arritjeve të tyre akademike dhe profesionale.

Universiteti POLIS ka një ambjent akademik shumë interesant dhe të vecantë, me kërkesa kërkimore dhe inovative. Komuniteti POLIS mbledh studentë nga 5 vende të rajonit dhe stafit nga 22 vende të botës.

Më shumë rreth POLIS klikoni këtu.


Aplikime për pozicion vakant pune për vitin akademik 2017-2018

 

________
NJOFTIM PËR POZICION VAKANT INXHINIER - EFIÇENCË ENERGJITIKE
 
PËRSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS
 
Universiteti POLIS, nëpërmjet këtij njoftimi, kërkon të punësojë staf, anëtar të personelit akademik me profil Inxhinier Mekanik, në Efiçencë Energjetike.
 
Detyrat dhe përgjegjësitë: 
 
Mësimdhënie në lëndët e mëposhtme:
  • Sistemet HVAC (Diponueshmërinë e paisjeve, kushtet specifike dhe çmimet)
  • Praktika Laboratorike  
  • Instalime Dhe Rregulla të Sigurise 
  • Mirëmbajtje e Sistemeve HVAC
  • Të përgatisë planin mësimor të kursit dhe termat e referencës
  • Të përgatisë materiale leximi për kursin
  • Të dorëzojë ligjëratat, seminaret dhe konsultimet e parashikuara
  • Të përgatisë dhe të vlerësojë provime, detyra, etj
  • Të firmosë dhe të depozitojë vlerësimet në njësinë përgjegjëse
  • Të ofrojë leksione dhe mbështetje për studentët
  • Të tjera…
 
Kualifikimet / Kërkesat: 
 
  • Diplomë Universitare në fushën e Mekanikes, Efiçences Energjetike si dhe nga fusha që lidhen këtë profil;
  • Aftësi të shkëlqyeshme në komunikim;
  • Njohës i mirë i gjuhës Angleze;
  • Prioritet njihet për kandidatët që zotërojnë një diplomë MSc.
 
DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM
 
Cv (Curriculum Vitae)
Letër intersi
Diplomë (të skanuara)
Tituj / Grada Shkencore
Kualifikime të tjera…
 

APLIKIMET MUND TË DËRGOHEN NË ADRESËN E MËPOSHTME

Aplikimi është i hapur 
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
 
_______________________________________________________________________________________________________
 
UNIVERSITETI POLIS, NJOFTIM PËR POZICION VAKANT MARKETING
 
PËRSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS
  • Të rrisë vizibilitetin e institucionit bazuar në promocionin e vlerave më të mira të tij;
  • Të identifikojë target grupet e interesuara dhe tu sigurojë atyre informacion të bollshëm rreth shërbimeve dhe mundësive të ofruara nga U_POLIS;
  • Të ruajë dhe zhvillojë më tej marredhëniet pozitive me partnerët shtetërore dhe private si shkollat e mesme, institucionet homologe, MAS, komunitetin e biznesit, shoqërine civile, etj;
  • Të hartojë dhe implementojë strategji marketingu eficiente dhe të mirë-targetuara;
  • Të kontribuojë në shtimin e numrit të studenteve universitarë dhe pas- universitarë duke promovuar standartet e mësimdhënies dhe cilësisë së shërbimeve të garantuara nga institucioni;
  • Të ndërmarrë iniciativa dhe drejtojë fushata marketingu të shtrira gjatë gjithë vitit akademik sipas një plani pune të hartuar dhe miratur me pare nga stafi drejtues i universitetit;
  • Të jetë e disponueshme për të ofruar informacion për çdo individ apo kompani që viziton instituctionin;
  • Të manaxhojë infomacionin e webpage dhe te kujdeset per updatimin periodik të tij;
  • Të konceptojë materiale shtesë promovuese sipas qëllimit dhe destinacionit;
  • Të raportojë progresin e bërë dhe rezultatet konkrete tek stafi drejtues.
 
Kualifikimet / Kërkesat: 
 
Diplomë universitare në Marketing ose Administrim Biznes ose fusha te ngjashme
Përvojë pune në fushën e marketingut
I gatshëm të punojë edhe në terren
Aftësi të shkëlqyera në komunikim
 
DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM
 
CV
Letër interesi
 
APLIKIMET MUND TË DËRGOHEN NË ADRESËN E MËPOSHTME
 
Aplikimi është i hapur deri më datën 05.11.2017, ora 16:30
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë
 
________

 

 

 

 

bodrum escort