Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Organigrama

Text Resize

-A A +A

Universiteti POLIS është një institucion i mirё-organizuar dhe “vetë-financuar”, me përgjegjësi të forta sociale. Themeluesit janë një grup i spikatur profesionistësh shqiptarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe akademikё që synojnë krijimin e “masës kritike” të ekspertëve dhe liderëve të sipërmarrjes private, të aftë për të shtyrë Shqipërinë dhe rajonin drejt BE dhe trendeve globale.

POLIS ka tri njësi kryesore; tre Fakultete si dhe "Qendra Studimore Ndërdisiplinore Kërkimore dhe Inovacionit". Çdo Fakultet përbëhet nga tri njësi bazë: dy Departamente dhe një Qendër Kërkimore.

Në total, ky Institucion, ka në përbërje këto struktura: 3 Fakultete, 6 Departamente, 3 Qendra, dhe 3 Partnerë Strategjikë Kërkimorë, të vendosur në kampusin e U_POLIS: Instituti pёr Zhvillimin e Habitatit (Co-Plan); Studio e Arkitekturës dhe Projektimit Urban (Metro_POLIS); si dhe partneri nё mbrojtjen e tё drejtave tё profesionit: AUA - Unioni i Arkitektёve, Urbanistёve dhe Planifikuesve Urbanё.

 

           ORGANIGRAMA                                    NIVELET E STUDIMIT

bodrum escort