Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Strukturat e Pavarura

Universiteti POLIS, ka mirёpёrcaktuar “Strukturat e Pavarura” tё cilat garantojnё  funksionimin dhe qeverisjen e mirё tё institucionit.

KËSHILLI I PROFESORËVE

Njё strukturё tjeter me rёndёsi strategjike pёr POLIS, ёshtё Këshilli i Profesorëve qё pёrbëhet nga kryetari dhe anëtarët.

Detyrat dhe pёrgjegjёsitё e Kёshillit tё Profesorёve janё:

  • Miratimi i propozimeve pёr personat që kanë aplikuar për të mbrojtur doktoraturën.
  • Miratimi i dosjeve tё personave që kanë aplikuar për tituj akademik dhe përcjellja për proçedim të mëtejshëm sipas akteve nënligjore në fuqi.

BORDI I ETIKËS

Strukturё tjetёr me rёndёsi nё U_POLIS ёshtё “Bordi i Etikës” i cili trajton probleme tё natyrёs etiko-morale midis komunitetit student-staf akdemik-staf kerkues.  Bordi pёrbehet nga përfaqësues të stafit akademik. administratori, nga të cilët kryetari emërohet nga Rektori.

NJЁSIA E BRENDSHME E SIGURIMIT TЁ CILËSISЁ

Njёsia e Brendshme e Sigurimit tё Cilësisё ёshte njё njёsi qё ndjek gjithё proçedurat pёr garantimin e cilёsisё nё proçesin mёsimor dhe kёrkimor nё U_POLIS, pёrfshi vlerёsimin 360 gradё tё stafit dhe organizatёs, bashkё me vlerёsimin e vetё studentёve dhe nё bashkёpunim me drejtuesit e Institucionit dhe njёsive, merr masat e duhura pёr pёrmirёsim kur ёshtё e nevojshme.

Kjo Njësi ka për detyrë të bëjë vlerësimin e të gjithë elementëve të cilësisë sipas standarteve të ENQA-s, të vlerësojë periodikisht proçesin mësimor si dhe efikasitetin e veprimtarive mësimore dhe kërkimore.

SENATI STUDENTOR

Senati Studentor, është pjesë e strukturës të Universitetit POLIS që ushtron veprimtarinë e tij në koordinim me oganet drejtuese të Universitetit. Qëllimi kryesor i Senatit Studentor është angazhimi dhe aktivizimi i studentëve në aktivitete që lidhen ngushtë me veprimtaritë akademike por dhe me ato jashtë akademike që promovojnë jetën aktive dhe sociale të studentëve.

Kontakt: senati_studentor@universitetipolis.edu.al         

Shoqata e ish-studentëve_ALUMNI

Kjo strukturë pёrbëhet nga Asambleja Kushtetuese dhe Bordi Ekzekutiv, ushtron veprimtarinë e saj në koordinim të ngushtë me organet drejtuese të Universitetit POLIS dhe ka nё fokus mbarёvajtjen profesionale tё individёve qё kanё kryer studimet nё U_POLIS.

Të gjithë anëtarët e shoqatës kanë të drejtë:

  • Të jenë përfitues të mundshëm të ndonjë prej skemave apo programeve të asistencës të administruar nga Shoqata.
  • Tё përfitojnë bursa studimi.
  • Të ekspozojnë punët e tyre në qëndrat MAD dhe asetet e tjera të Universitetit POLIS.
  • Të marrin pjesë në jetën sociale dhe aktivitetet e U_POLIS, Metro_POLIS, Co_PLAN, etj.
  • Të angazhohen në projekte të ndryshme të U_POLIS, Metro_POLIS sipas nevojave dhe duke ju nënshtruar përzgjedhjes nga U_POLIS dhe Metro_POLIS.
  • Të njoftohen lidhur me aktivitetet e Shoqatës dhe gjithashtu të marrin pjesë në të gjitha funksionet shoqërore të Shoqatës.
  • Të përfitojnë botime/revista të Universitetit POLIS me cmim të subvencionuar.

Po nё kёtё mёnyrё, të gjithë anëtarët e shoqatës kanё detyrimin: tё paguajnё tarifën e anëtarësisë të përcaktuar nё rregulloren e anёtarёsisё, si dhe të mundësojnë mbarëvajtjen e shoqatës ALUMNI.
     

 

                     

 

Text Resize

-A A +A
porno
porno izle sikis izle porno