Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Drejtori Ekzekutiv

Instituti pёr Kёrkim e Zhvillim (IKZH_POLIS), vetё-qeveriset nga Drejtori Ekzekutiv. Drejtor i IKZH ёshtё  Dritan Shutina, njё nga ekspertёt mё tё mirё nё vend, nё kёtё fushё, bashkё-themelues dhe drejtor ekzekutiv edhe i OJF-sё profesionale tё mirёnjohur, nё vend dhe rajon: Institutit Pёr Zhvillimin e Habitatit, Co-PLAN. Pёrvoja e shkёlqyer me Co-PLAN, ёshtё njё bazё mjaft e mirё pёr IKZH, pёr tё zhvilluar projekte kёrkimore dhe tё aplikuara, tё financuara jo vetem nga U_POLIS, por edhe nga partnere e institucione lokale (publike e private) apo dhe ato ndёrkombёtare.

DRITAN SHUTINA
Dritan Shutina është Drejtori Ekzekutiv i Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, që prej vitit 2005, të cilin e bashkë-themeloi që në vitin 1995.  Gjithashtu ai është një nga themeluesit e Universitetit POLIS, Shkolla Ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Politikave të Zhvillimit Urban, ku ai është lektor i lëndës “Planifikimi Strategjik dhe Manaxhim i Ciklit të Projektit”. i diplomuar në Inxhinieri Civile, Z. Shutina ka kryer studimet Pas-Universitare nё Hollandё dhe SHBA: nё Politika Publike nё Shkollёn e Administrimit  Publik dhe Ndёrkombёtar nё Universitetin e Pittsburg, SHBA; nё “Lidership dhe Sipërmarrje” pёrmes programeve “tailor-made” nё Departamentin e Shtetit dhe nё Universitetin e Harvardit, SHBA.
Fushat e tij të ekspertizës përfshijnë: Decentralizimi dhe Qeverisja Vendore, Zhvillimi Rajonal, Planifikimi Urban me Pjesëmarrje, Planifikimi Strategjik, Formulimi i Politikave Publike, Manaxhimi i Ciklit të Projekteve, Vlerësimi i Projekteve, Zhvillimi Organizativ dhe Institucional, Zhvillimi i Shoqërisë Civile, Manaxhimi i Njohurive, Moderimi, Trajnimet.

Gjatë 20 viteve të shkuara, Dritani ka punuar me projekte në fushën e planifikimit dhe zhvillimit, përfshirë këtu zhvillim në nivel lagje dhe planifikim në nivel qyteti dhe rajoni, zhvillimit organizativ dhe institucional, hartim projektesh, monitorim dhe vlerësim, decentralizimit dhe reformës së pushtetit lokal, manaxhimit të planifikimit urban, financave vendore, demokratizimin dhe zhvillimin e shoqërise civile në Shqipëri  gjithashtu edhe në Kosovë.  

Bashkë-autor i disa publikimeve, dhe studimeve, ku veçojmë: “Midis Vakumit dhe Energjisë” (2009), “Politikëndjekës apo Politikëbërës 1-2! – Analiza dhe rekomandime për qeverisjen territoriale në Shqipëri” (2010, 2012), “Manuali Teknik për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” (2015), “Mbi rolin dhe kompetencat e Qarkut dhe institucioneve të tjera mbështetëse të Zhvillimit Rajonal”, etj.

 

                          

Text Resize

-A A +A
porno
porno izle sikis izle porno