Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Struktura

Kërkimi dhe zhvillimi shkencor në U_POLIS koordinohet nëpërmjet Institutit për Kërkim e Zhvillim (IKZH_POLIS), i cili udhëhiqet nga Drejtori ekzekutiv i IKZH_POLIS dhe Këshilli Shkencor. Instituti ka në objekt të punës së tij, përpilimin e draftit final të planit vjetor të U_POLIS për punë kërkimore – shkencore; kryerjen e veprimtarive kërkimore shkencore dhe zhvillimi; realizimin e studimeve të aplikuara, inovacionit dhe raporteve shkencore brenda fushës së mbulimit si dhe asistimin në realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe të tretë.
IKZH_POLIS përbëhet nga tre qendra kërkimore:

Qendra e Kërkimit Shkencor
Qendra koordinon kërkimin e programit të doktoraturës dhe Programit për Master Profesional me synim që të sigurojë koherencë dhe sinergji me fushat prioritare të kërkimeve dhe programin e kërkimeve institucionale. Në bashkëpunim me njësinë e burimeve dhe informacionit, janë botuar disa nga vlerësimet e këtij kërkimi. (Një imazh i ri dhe i qëndrueshëm për Shqipërinë).

Qendra e Kërkimit të Aplikuar
Brenda kësaj qendre, kryhen kërkime të aplikuara dhe inovacioni në fushat e Planifikimit, Mjedisit dhe Inxhinierisë. Kërkimi kryhet kryesisht përmes projekteve të financuara. Megjithatë, projektet innvative që ende nuk janë të financueshme në treg ose janë strategjike, mund të financohen në fillim nga POLIS. Këtu mund të përmendim plane të ndryshme zhvillimi si Zagori ose Kruma, të cilat kanë prezantuar metodologji të reja në dezajnin urban dhe të peisazhit.

Qendra e Burimore e Informacionit
Qendra përfshin shërbime të Bibliotekës dhe POLIS_Press. Brenda POLIS_Press, të gjitha botimet si revistat MAD dhe HABITAT, materiale, libra të përkthyer dhe Revistat A+P janë të koordinuara. Qendra financohet kryesisht nga buxheti i përgjithshëm i POLIS ndërsa botimet, sa herë që është e mundur, financohen nëpërmjet sponsorizimeve dhe mbështetjes së dhuruesve.

IKZH koordinon aktivitetet edhe me Fakultetet, tё cilat kryejnё kёrkim shkencor nё funksion tё proçesit akademik dhe pёrmes 2 njёsive tё specializuara: MAD Center & Gallery (Multimedia, Art, Design); dhe SUST_Lab (Laboratori i Qёndrueshmёrisё Mjedisore, Strukturore dhe Energjitike). U_POLIS dhe IKZH synojnё tё zhvillojnё kёrkim ekselence, qё stimulon inovacion, qё mbёshtet zhvillimin dhe ekonominё lokale. Prioriteti i kёrkimit shkencor nё IKZH dhe U_POLIS janё: “Dizajni Inteligjent”, “Planifikimi Hapёsinor e i Qёndrueshёm” dhe “Inovacioni”, qё ushqehet pёrmes projekteve tё kёrkimit shkencor, akademik dhe tё aplikuar.

 

 

video: 
Thesis : Tirana Multimodal Station

Text Resize

-A A +A
porno
porno izle sikis izle porno