Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

POLIS Press

Text Resize

-A A +A

Qendra Burimore e Informacionit ose ndryshe POLIS_Press është një qendër e Fakultetit për Kërkim dhe Zhvillim i specializuar nё dy kolona kryesore Biblio_POLIS dhe POLIS_Press.
 
POLIS_Press, është njёsia e botimeve  tё Universitetit POLIS, e cila kujdeset pёr disa kategori publikimesh, pёrfshi: tekstet e brendshme mёsimore, botimet publike dhe shkencore, periodikët shkencorё etj. Disa nga kategoritë e publikimeve janë si mëposhtë vijon:

REVISTË SHKENCORE

Forum A+P”, është një periodik shkencor i dedikuar çështjeve të arkitekturës dhe planifikimit të qyteteve i regjistruar nga KVTA (Komisioni i Vlerësimit të Titujve Akademik) në MAS me Vendim Nr. 153, datë 08.10.2010. Ky periodik është regjistruar gjithashtu edhe me ISSN ndërkombëtare 2227-7994 nё Francë. Revista botohet në jo më pak se dy numra në vit, në gjuhët shqip dhe anglisht dhe artikujt përzgjidhen dhe klasifikohen nga një Këshill Redaksional Shkencor. Artikujt shkencorë pranohen mbi bazën e plotësimit të rregullave dhe standardeve akademike ndërkombëtare të cilat janë të shpallura, standarde këto që kontrollohen përmes recensave të pavarura.

Periodiku Forum A+P, ka edhe 2 suplementё tё specializuar:

MAD Magazine është një nga suplementet e specializuar të Forum A+P që fokusohet në çështje të Multimedias dhe të Art Dizajnit. MAD i cili botohet në gjuhët shqip dhe anglisht dokumenton punën e njësisë kërkimore MAD Center pranë Fakultetit Arkitekturë dhe Dizajn. Kjo revistë mban ISSN ndërkombëtare 2304-3822 të regjistruar në Francë. Në numrat e botuar deri tani janë trajtuar çështje të fotografisë, të fashion design-it, të materialiteteve dhe të ekspozimeve të kryera për çështje të ndryshme në lidhje me to, çështje të multimedias, të dizajnit të strukturave inxhinierike në Ballkan, etj.

HABITAT Magazine është një nga suplementet e specializuar të Forum A+P që fokusohet në çështje mjedisore dhe tё zhvillimit tё qёndrueshёm. HABITAT i cili botohet në gjuhët shqip dhe anglisht dokumenton punën e njësisë kërkimore Sust_Lab pranë Fakultetit Planifikim, Mjedis dhe Menaxhim Urban. Kjo revistë mban ISSN ndërkombëtare 2306-8779 të regjistruar në Francë. Në numrat e botuar deri tani janë trajtuar çështje të mbrojtjes dhe menaxhimit të tokës, të lëvizjeve të planifikimit, të njësive të banimit në kontekstin e Tiranës dhe atë Ballkanik, etj.

GAZETA U_POLIS

Gazeta Informative – NewsLetter është një botim periodik informativ i U_POLIS ku pasqyrohen temat kryesore, eventet, aktivitetet, workshopet dhe konferenca të ndryshme që ndodhin në U_POLIS gjatë gjithë vitit.  Kjo gazetë mund ti dedikohet në momente të caktuara edhe ngjarjeve të rëndësishme si TAW_Tirana Architecture Weeks, Botimeve të reja të U_POLIS, etj. Gazeta Informative botohet nё një kombinim gjuhёsh; shqip dhe anglisht dhe ёshtё e mirё-ilustruar.

POLIS dhe FKZH synojnё tё investojnё pёr tё ngritur njё “pool on line” burimi informacioni dhe njё projekt pёr demokratizimin publik tё informacionit, pёrmes njё Qendre “Kulturo-teke”, e cila ёshtё njё projekt nё konceptim dhe zhvillim e sipёr, si mjet i komunikimit dhe bashkёveprimit mё tё mirё tё POLIS me shoqёrinё.
 

               

Newsletter

FORUM_A+P

HABITAT

Mad Magazine

TE TJERA

bodrum escort