Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Projekte

Text Resize

-A A +A

Kërkimi shkencor është pjesë integrale dhe e domosdoshme e arsimit të lartë, Universiteti POLIS i ndërgjegjshëm që mund të bëjë edhe më shumë në këtë drejtim, jemi të kënaqur me faktin që kërkimi shkencor ka qenë pjesë e veprimtarisë institucionale që në gjenezën e tij.

Përparësi e padiskutueshme ka qenë fakti që Universiteti POLIS u ngrit mbi përvojën disa vjecare të Co-PLAN, institut me një gamë të gjerë projektesh kërkimi shkencor e të aplikuar. Si rrjedhojë proçesi ka qenë një tranzicion nga kërkimi në mësimdhënie, që është natyrisht më i natyrshëm, më i pa sforcuar dhe më i qëndrueshëm se anasjelltas.

Megjithatë krahas experiencës së Co-PLAN dhe asaj të vetë Universitetit POLIS, kërkimi shkencor dhe ai i aplikuar mbeten sfida më e rëndësishme me të cilin përballet institucioni, i cili tashmë përpiqet të operojë në nivel rajonal dhe europian për të sjellë një impakt të prekshëm nëpërmjet kërkimit që zhvillon.

Implementimi i njohurive të marra në projekte konkrete nga kërkimi i vazhdueshëm shkencor dhe puna akademike ka arritur të tregojë rezultatet duke fituar projektet e mëposhtme.

KONSULENCË

BILATERALE

TEMPUS

ERASMUS+ (KA1 & KA2)

HORIZON 2020

IPA

EVROPA KREATIVE

THIRJE PËR PROJEKT PROPOZIME

Të gjitha projektet janë një dëshmi e qartë, se pas një dekade pune U_POLIS ka ndërtuar një profil unik në treg dhe ka rritur vazhdimisht vizibilitetin përmes pjesëmarrjes aktive në konkurse, projekte kombëtare & ndërkombëtare dhe fitues në shumë prej tyre.

bodrum escort