Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Innovation_Factory

INNOVATION_Factory ёshtё njё qendёr studimore ndërdisiplinore kёrkimore dhe inovacioni pranё Universitetit POLIS. Synimi kryesor është promovimi i të gjitha praktikave, metodologjive dhe qasjeve kërkimore që sjellin risi në fusha të ndryshme të shkencës dhe teknologjisë. Ajo vepron si një re ndërdisiplinore që kombinon aktivitetet e dy fakulteteve dhe IKZH-së me qëllim sjelljen dhe nxitjen e zgjidhjeve të reja krijuese dhe eksperimentale.

 
INNOVATION_Factory bën të mundur gërshetimin e informacionit të tre njësive bazë nga secila njësi kryesore e U_POLIS, të cilat janë:

Qendra MAD

Njësia Kërkimore në Arkitekturë dhe Dizajn ose ndryshe Qendra_MAD është njësia kërkimore e Fakultetit Arkitekturë dhe Dizajn dhe është konceptuar si një qendër për zhvillimin dhe ekspozimin e produkteve krijuese në fushën e Arkitekturës, Dezajnit dhe Arteve Pamore ku fokusi vendoset te kreativiteti i studentëve. Gjithashtu, qendra organizon ekspozita të ndryshme dezajni dhe artesh pamore.

Sust_Lab

Njësia Kërkimore e Qëndrueshmërisë ose ndryshe Sust_Lab është njësia kërkimore e Fakultetit Planifikim, Mjedis dhe Menaxhim Urban. Qëllimi i ngritjes së kësaj njësie konsiston për të shërbyer si një platformë për vëzhgime, praktikë dhe kërkime teorike mbi çështje të qëndrueshmërisë.  

POLIS_Press

Qendra Burimore e Informacionit ose ndryshe POLIS_Press është një qendër e Institutit për Kërkim dhe Zhvillim. Qendra përfshin shërbime të Bibliotekës dhe POLIS_Press. Brenda POLIS _Press, të gjitha botimet si revistat MAD dhe HABITAT, materiale, libra të përkthyer dhe Revistat A+P janë të koordinuara. Qendra financohet kryesisht nga buxheti i përgjithshëm i POLIS ndërsa botimet, sa herë që është e mundur, financohen nëpërmjet sponsorizimeve dhe mbështetjes së dhuruesve.

Sic mund të kuptohet edhe nga skema e mësipërme si rrjedhojë e bashkëpunimit të ngushtë të këtyre njësive, mbledhjes së informacionit kërkimor, shkencor dhe inovativ në një të vetem nëpërmjet INNOVATION_Factory tashmë arrihet të realizohen dy evenimente te rëndësishme. Para fillimit të çdo viti akademik, Universiteti POLIS dhe partnerët lokalë organizojnë në mënyrë të alternuar dy Bienale TAW (www.http://tiranaarchitectureweek.com">http://www.http://tiranaarchitectureweek.com" target="_blank">Tirana Architecture Week) dhe TDW (www.tiranadesignweek.com/">http://www.tiranadesignweek.com/" target="_blank">Tirana Design Week). Tё dy Bienalet, janё evenimente tё rёndёsishme kulturore dhe profesionale pёr jetёn e qytetit Tiranё, tё vendit dhe rajonit nё tёrёsi.

      

skedar: 
video: 
Computational Architecture Design në SUST_Lab

Text Resize

-A A +A
bodrum escort