Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

ZMSKK

Zyra e Mbështetjes së Studentëve dhe Kёshillimit tё Karrierёs (ZMSKK) ёshtё njё njёsi e cila asiston dhe ndjek studentet, si gjatё kohёs sё ndjekjes sё studimeve, ashtu edhe pas mbarimit tё saj, duke krijuar njё database me tё dhёna pёr karrierёn, suksesin dhe vёshtirёsitё e studentёve gjatё pёrshtatjes nё treg, arritjet e tyre, lobimin pёr mbrojtjen e te drejtave tё profesionit, pёrmes shoqatёs AUA (Unioni I Arkitektёve, Urbanistёve dhe Planifikuesve Urbanё), ruajtjen e lidhjes me POLIS pёrmes Shoqatёs ALUMNI, inkurajimin e frymёs sё bashkёpunimit si komunitet, mbёshtetjes dhe filantropisё. Qëllimi ZMSKK si strukturë në vetvete është i orientuar drejt mbajtjes së kontaktit të vazhdueshem si dhe dhënies së informacionit shumëdrejtimesh. Informacioni përmbledh informacion për studime, programe të ndryshme, orientim për karrierën ose orientimin profesional si dhe këshillim individual ose në grup.

Kjo zyrё bashkёpunon ngushtё me drejtuesit e Shoqatёs Studentore dhe tё Shoqatёs Alumni.

Veprimtaritë dhe detyrat kryesore të Zyrës së Mbështetjes së Studentëve dhe Këshillimit të Karrierës janë:

  • Informimi i studentëve dhe sigurimi i transparencës së plotë për çështjet e aspektet akademike, mësimore dhe shkencore si dhe me të drejtat e detyrat e tyre;
  • Orientimi i studentëve në shkollimin dhe gjatë shkollimit për zgjedhjen e fushave formuese specifike dhe mundësive të formimit që ofron universiteti;
  • Orientimi dhe njohja e studentëve me tregun e punës në përgjithësi dhe mundësitë e veçanta e të momentit për punësimin duke ndërmjetësuar këtë proçes;
  • Të mbajë kontakte individuale me studentët edhe pas diplomimit e punësimit të tyre duke marrë në mënyrë të vazhduar feedbackun e tyre;
  • Të kryejë studime të përditësuara të tregut të punës dhe identifikimin e kërkesave të tij dhe ti vërë ato në dispozicion të studentëve.
  • Rregullon dhe siguron përfshirjen e studentëve në vendimmarrje, në proçeset e aktivitetet kryesore që lidhen me mësimdhënien dhe aktivitetet e tjera kërkimore e zhvilluese si dhe shërbimet që u ofrohen.

 

 

Text Resize

-A A +A
bodrum escort