Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Klubet Studentore

Komuniteti POLIS ka njё rrjetёzim dhe jetё tё pasur sociale, artistike dhe intelektuale. Nё POLIS funksionojne “Klubet” e pavarura por qё ndajnё sё bashku: vlerat, misionin dhe filozofinё e pёrbashkёt tё U_POLIS. Disa nga klubet sociale mё tё spikatura janё:

-  Arch_House - njё hapёsirё alternative pёr takime sociale periodike dhe ekspozim e diskutim tё çeshtjeve tё ndryshme me interes pёr studentet, stafin dhe partnerёt;

-  Googoatsdhe “El Peor” – klube alternative studentore, ku ka prezencё tё fortё shёrbimi ‘internet cafee’ dhe ku zakonisht komuniteti POLIS takohet me rrethe tё tjera profesionale nё Tirane apo vizitorё tё huaj. Nё kёto ambiente shpesh punohet pёr projekte akademike dhe konkrete, nё kushtet e njё atmosfere sa mё informale dhe tё lirshme; 

- “Kulturoteka POLIS” – ёshtё njё nga projektet nё ndёrtim tё POLIS, e cila do tё rrezatojё kulturёn, stilin dhe shijen e ‘modelit POLIS’ nё Tiranё;

-  Klubi i Sportit: Get Fit & Fun - organizon nё mёnyrё periodike evente sportive, si  aerobi, volejboll, basketboll, si dhe kampionatin e futbollit tё U_POLIS;

- Klubi “Walking The City - qё stimulon lёvizjet mjedisore, kulturore, turistike dhe sportive tё kёmbёsor-izimit dhe pёrdorimit tё biçikletave nё qytet, duke organizuar periodikisht ecje tё lira nё itenerare alternative, jashtё korridoreve tё motorizuara tё qyteteve, duke i kontribuar njohjes dhe sensibilizimit pёr njё qytet alternativ, qё shumё nga ne e kemi pranё por nuk e njohim mirё.

 

video: 
POLIS-ianet duan sporte
Making of Arch_House day 2
Making of Arch_House day 2
Halloween @ Googoats

Text Resize

-A A +A
porno
porno izle sikis izle porno