Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Infrastruktura

Fillimisht Universiteti POLIS ndodhej në qendër të Tiranës, ndërsa në një faze të dytë u zhvendos në godinën moderne, në mes të korridorit me zhvillimin më të shpejtë metropolitan, që lidh Tiranën me Aeroportin ndërkombëtar dhe me portin e Durrësit. Një skuadër studentësh dhe stafi, në kuadër të Studios Metro_POLIS, projektuan dhe mbikqyrën ndërtimin e godinës kryesore dhe një godine të dytë rezervë. Kampusi përfaqëson një shembull të shkëlqyer të arkitekturës kontemporane me hapësira publike dhe të gjelbra, hapësira sportive dhe parkim. Demonstron filozofinë avandgarde të POLIS, inspirimin nga impakti intelektual i Bauhaus, impaktin social të shkollës hollandeze, lidershipin dhe ngritjen e kapaciteteve përmes përvojës amerikano-veriore, ku mjaft nga themeluesit dhe stafi aktual i POLIS kanë studiuar vetë më parë. Projekti aplikon adaptimin e strukturave ekzistuese industriale, ashtu si edhe mbivendosja e një strukture të re inovative, sipas logjikës së eficençës mjedisore dhe energjitike. Dizajni i Interierit është unik dhe përfshin shumë dritë dhe transparencë.

Zhvillimi i POLIS ndër vite:

Kampusi ndodhet 5 Km nga qendra e qytetit dhe ka shërbimin privat falas të transportit në mëngjes (08:00) dhe pasdite (18:00). Për transportin ofrohen gjithashtu edhe alternativa të tjera ekonomike si linjat e ndryshme të transportit publik. Universiteti promovon ecjen, përdorimin e biçikletës dhe përdorimin e përbashkët të makinave. Kampusi është i hapur 24 orë / 7 ditë / gjatë gjithë vitit, për studentët dhe stafin. U_POLIS është një zonë kundër duhanit dhe ofrohet shërbimi falas Wireless i internetit. Facilitetet kulturore, sociale dhe sportive e bëjnë universitetin të aksesueshëm edhe për persona të jashtëm, prindër, familjarë dhe miq. Raporti i sipërfaqes në m2 për student per momentin është më i larti në Shqipëri 1:10.

 

video: 
Universiteti POLIS

Text Resize

-A A +A
porno
porno izle sikis izle porno