Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

ALUMNI

Shoqata e ish-studentёve, ALUMNI së bashku me Senatin Studentor garantojnё njё organizim dhe ndёrveprim shumё tё mirё, midis komunitetit tё stafit dhe studentёve, duke trajtuar mjaft çeshtje, qё kanё tё bёjnё me cilёsinё e proçesit mёsimor, infrastrukturёn, stafin, kurrikulat, jetёn sociale, kulturore dhe sportive.

Studentët janë mjaft aktivë edhe në “Social Media”, hapin ekspozita, dizenjojnë e promovojnë publikimet e Universitetit dhe markën "I LOVE POLIS".

Shoqata e ish-studentёve_ALUMNI, pёrbehet nga Asambleja Kushtetuese dhe Bordi Ekzekutiv e ushtron veprimtarinë e saj në koordinim të ngushtë me organet drejtuese të Universitetit POLIS dhe ka nё fokus mbarёvajtjen profesionale tё individёve qё kanё kryer studimet nё U_POLIS. Nëpërmjet takimeve dhe aktiviteteve, ndihmon në transmetimin e ideve, nismave, inovacionit, bashkëpunimeve midis njëri- tjetrit të cilat janë më se të nevojshme pas proçesit të diplomimit dhe sidomos përballjen me tregun e punës.

Organet drejtuese të Shoqatës janë:  Asambleja e Përgjithshme, Bordi Ekzekutiv dhe Kryetari.

Të gjithë anëtarët e shoqatës kanë të drejtë:

  • Të jenë përfitues të mundshëm të ndonjë prej skemave apo programeve të asistencës të administruar nga Shoqata.
  • Tё përfitojnë bursa studimi.
  • Të ekspozojnë punët e tyre në qëndrat MAD dhe asetet e tjera të Universitetit POLIS.
  • Të marrin pjesë në jetën sociale dhe aktivitetet e U_POLIS, Metro_POLIS, Co_PLAN, etj.
  • Të angazhohen në projekte të ndryshme të U_POLIS, Metro_POLIS sipas nevojave dhe duke ju nënshtruar përzgjedhjes nga U_POLIS dhe Metro_POLIS.
  • Të njoftohen lidhur me aktivitetet e Shoqatës dhe gjithashtu të marrin pjesë në të gjitha funksionet shoqërore të Shoqatës.
  • Të përfitojnë botime/revista të Universitetit POLIS me cmim të subvencionuar.

Po nё kёtё mёnyrё, të gjithë anëtarët e shoqatës kanё detyrimin: tё paguajnё tarifën e anëtarësisë të përcaktuar nё rregulloren e anёtarёsisё, si dhe të mundësojnë mbarëvajtjen e shoqatës ALUMNI.

 

 

Text Resize

-A A +A
porno
porno izle sikis izle porno