Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Pyetje Frekuente

Polis ёshtё “Universitet” apo “Shkollё e Lartё”?
Polis ёshtё njё Institucion i Arsimit tё Lartё, liçensuar nё vitin 2006, qё ka sot statusin e plotё “Universitet”. Ky Status, i ёshtё dhёnё me vendim tё Kёshillit tё Ministrave, VKM nr. 746, nё datёn 24.10.2012. Pasi institucioni ka provuar angazhimin e plotё ndaj cilёsisё, standarteve, kёrkimit shkencor, infrastrukturёs dhe shkёmbimit ndёrkombёtar. Si i tillё, Universiteti POLIS ёshtё nga tё paktёt institucione arsimore private e publike qё ofron 3 ciklet e studimeve universitare: Shkollё Profesionale dhe Bachelor; Master Shkencor e Profesional; dhe Doktoratё.
 
A ёshtё POLIS I akredituar?
Universiteti POLIS, ёshtё njё Institucion Arsimor i cili ka marrё Akreditimin Institucional dhe tё Programeve tё Studimit nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, datё. 22.07.2009 dhe rikonfimuar ne date 14.06.2013 me Vendim nr.250. Ky rikonfimim ёshtё bёrё edhe me dhёnien e statusit Universitet dhe lejes sё programit Doktoratё, me VKM nr. 563 datё 19.11.2012. POLIS zhvillon edhe programe me diploma tё pёrbashkёta me universitete nё vende tё BE-sё (itali, Hollandё) dhe si e tillё plotёson jo vetёm standardet nё Shqipёri por edhe nё kёto vende. Me kalimin me sukses tё gjithё etapave tё akreditimit, tё gjitha programet operacionale tё POLIS tashmё janё tё akredituara dhe ky proçes ёshtё padyshim treguesi i konsolidimit Institucional dhe konfirmim i cilёsisё sё Universitetit POLIS.
 
Sa degё studimi ofron U_POLIS dhe cilat janё ato?
Universiteti POLIS, ofron njё menu prej 16 programesh ekselence, pёrmes njё game “tё fokusuar studimesh” nё çeshtjet e dizajnit, arkitekturёs,  ndёrtimit, mjedisit, menaxhimit e planifikimit urban. Polis siguron tё gjitha ciklet e studimit, duke filluar qё nga Shkolla Profesionale deri tek 3 ciklet e studimeve universitare (Bachelor; Master Shkencor/Profesional e MBA; si dhe programin Doktoratё).
 
Nё total, U_POLIS ofron:
  • 3 Degё Studimi Bachelor: Bsc. në Inxhinieri Ndërtimi // Bsc. në Art – Dizajn // Bsc. në Studime Mjedisore.
  • 2 Programe Studimi, tё integruara 5-vjeçare: Msc. në Arkitekturë dhe Dizajn Urban //  Msc. në Planifikim dhe Menaxhim Urban.
  • 3 Programe Studimi Master Shkencor: Msc. në Dizajn të Aplikuar // Msc. në Menaxhim Mjedisor Urban // Msc. në Arkitekturë.
  • 6 Programe Studimi Master Profesional: MP në Dizajn Strukturor Estetik//MP në Dizajn Urban-Peizazhi// MP në Dizajn Parametrik në Arkitekturë// MP në Zhvillim Social Urban e Burime Njerëzore// MP në Strehim e Zhvillim Toke-Infrastrukturë// MP në Planifikim Hapësinor e Aplikime GIS.
  • 1 Program Master ne Administrim Biznes: MBA në Inovacion dhe Sipёrmarrje // MBA në Pasuri tё Paluajtshme // MBA në Marketim dhe Strategji.
  • 1 Program Doktoratë: PhD ne dy specialitete: Arkitekturë, Dizajn & Struktura Estetike; dhe Planifikim e Menaxhim Urban/Qëndrueshëm.
  • 1 Program Profesional Studimi: Teknik i Efiçencës Energjitike
A ofrohen Bursa?
Duke qenё se, Universiteti POLIS, promovon cilёsinё, standardet dhe mjaft profesione e degё tё reja, “Bordi Themelues” dhe “Rektorati” kanё politika stimuluese qё tё ofrojnё lehtёsira, pёrmes tarifave tё pёrafёrta me Tarifat Shtetёrore. Ky lehtёsim, ёshtё gjithashtu i lidhur ngushtё me angazhimin maksimal pёr cilёsinё qё studentёt duhet tё kenё e tё ruajnё, si nё hyrje, ashtu edhe nё pёrmbushjen e kёrkesave gjatё shkollimit nё U_POLIS. Nga ana tjetёr, kёto tarifa ofrohen pёr tё hapur shkollёn, jo vetёm ndaj atyre qё kanё mundёsi tё paguajnё, por edhe ndaj atyre qё janё tё talentuar dhe ekselentё. Edhe nё degёt me tarifa tregu, ka bursa qё e ofrojnё tarifёn e 600 tё parёve tё maturёs shtetёrore drejt tarifёs shtetёrore. Praktikisht, nё tё gjitha degёt e U_POLIS, sot ekzistojnё tarifa ose mundёsi pёr tarifa shtetёrore. Pёr tu njohur mё nё detaje Ofertёn Akademike tё kёtij viti dhe me Tarifat e Bursat e ofruara, lutemi ti referoheni: BURSA STUDIMI.
 
A njihet Diploma e U_POLIS edhe jashtё Shqipёrisё?
Universiteti POLIS ёshtё institucion edukimi ndёrkombёtar. Polis ёshtё institucion i akredituar qё ka kaluar tё paktёn 3 proçese tё tilla verifikimi. Polis ёshtё anёtar i rrjeteve europiane tё universiteteve nё fushat e veta tё specializimit dhe ka nёnshkruar kartёn e Bolonjёs nё Itali. U_POLIS realizon edhe diploma tё pёrbashkёta me IHS/Erasmus University Rotterdam/Hollandё dhe me DA/Universita di Ferrara, Itali. Programet janё tё liçensuara, monitoruara dhe akredituara sipas legjislacionit dhe standarteve tё Shqipёrisё dhe vendeve tё BE-sё.  Njohja, ndёrkombёtarizimi dhe transferueshmёria e krediteve/njohurive tё U_POLIS tashmё ёshtё e konfimuar me raste konkrete tё studentёve qё janё punёsuar, kanё emigruar ose kanё vijuar studime tё mёtejshme nё Shqipёri, nё vendet e BE-sё, apo Amerikёn e Veriut. Polis ka mjaft marrёveshje e partnerite ndёr vite me Universitete tё tjera simotra si: TU Viena/Austri, Bauhaus/Anhalt University, Laёrence Tech Detroit/USA, Darmstadt TU, Karlsruhe TU, UNITS Trieste, La Sapienza, ISF/ Bari Polytechnic, NTU Athens, AUK dhe Universiteti i Prishtinёs, Universiteti i Beogradit, Universiteti i Shkupit, etj., Natyrisht çdo shkollё sipas rregullave ka origjinalitetin e programit tё saj dhe rezervon tё drejtёn e vlerёsimit tё pjesshёm osё tё plotё tё krediteve/diplomave nё baze tё ngjashmёrisё sё programeve/diplomave. Studentet tanё kanё patur derimё tani, gjithmonё sukses nё integrimin e plotё me tregun e punёs publik ose privat apo nё njohjen e diplomave pёr thellimin e studimeve.
 
Si ёshtё stafi nё U_POLIS?
Stafi është “kapitali” thelbësor për një organizatë moderne dhe cilësore. Prandaj, rekrutimi dhe zhvillimi i personelit ka rëndësi të jashtëzakonshme për suksesin e U_POLIS. Stafi akademik në POLIS arrin një numër mesatar prej 100 profesionistësh: 70% e tyre janë staf full-time (40% me titullin PhD ose Profesor). Pjesa tjetër përbëhet nga staf rajonal i huaj ose të ftuar ndërkombëtare, pjesa më e madhe e të cilëve janë emra të njohur të fushës akademike dhe kërkimore, pa folur pёr stafin e dy shkollave partnere strategjike nё Holande dhe Itali. U_POLIS prej vitesh ka treguesit me standart më të lartë të raportit të studentëve për pedagog 1:5. Në këtë raport nuk përfshihet stafi i partnerëve kërkimorë.
 
Si ёshtё jeta sociale nё U_POLIS?
U_POLIS ka një komunitet mjaft aktiv me studentë dhe Alumni. Jeta sociale e Polis ёshtё unikale, pёrveç faktin se nё Polis punohet fort dhe pa orar. Shoqatat respektive janë themeluar për të përfaqësuar këto grupe dhe për të krijuar një urë komunikimi ndërmjet studentëve dhe Universitetit, shoqërisë dhe tregut të punës gjatë dhe pas përfundimit të studimeve. Ata organizojnë zgjedhje të lira, marrin pjesë në takimet e Senatit, ndajnë informacione mbi punësimin, monitorojnë ecurinë e karrierës, organizojnë evente sportive dhe sociale. Komuniteti POLIS ka njё rrjetёzim dhe jetё tё pasur sociale, artistike dhe intelektuale. Studentët janë mjaft aktivë edhe në “Social Media”, hapin ekspozita, dizenjojnë/promovojnë publikimet e Universitetit si dhe markën “I LOVE POLIS”. Nё POLIS funksionojne “Klubet” e pavarura por qё ndajnё sё bashku: vlerat, misionin dhe filozofinё e pёrbashkёt tё U_POLIS. Disa nga klubet sociale mё tё spikatura janё:  Arch_House,  “Googoats” , “El Peor”, “Kulturoteka POLIS”,  Klubi i Sportit: Get Fit & Fun, Klubi “Walking The City etj. Mё shumё informacion rreth kёtyre strukturave sociale, mund tё gjeni nё ketu.
 
Si mund tё aplikoj pёr tё studiuar nё Universitetin POLIS?
Menjëherë pas shpalljes së datës së fillimit të regjistrimeve në U_POLIS, kandidatët e interesuar mund të paraqiten për aplikim. Zakonisht periudha e interesimeve, intervistave dhe regjistrimeve fillon nё datёn 1 Korrik tё çdo viti. Por çdo i interesuar mund tё na kontaktojё edhe mё parё dhe nё çdo moment. Lista e dokumentacionit tё aplikimit dhe informacione të tjera mund të sigurohen nё kёto mёnyra:
  • Në Sekretarinë Mësimore të Universitetit POLIS, ku mund tё merrni formularin e printuar; tё plotesoni tё dhenat e kerkuara dhe tё njiheni me dokumentacionin e nevojshёm pёr aplikim nё POLIS.
  • Online – nё faqen zyrtare tё U_POLIS ku jepet Formulari elektronik i cili mund tё plotesohet dhe dorёzohet me anё tё internetit:
Cila ёshtё proçedura e pranimit?
Pranimi i kandidatëve për të ndjekur studimet në Universitetin POLIS, për programet e ciklit të parë (3-vjeçar) dhe programet e integruara të ciklit të parë dhe të dytë (5-vjeçar), bëhet në bazë të një proçesi përzgjedhës që konsiston në njё intervistë me gojë ose me shkrim në prani të një komisioni, nё formёn e njё bisede njohёse dhe nje testi llogjik-inteligjence (IQ), i cili bazohet në kulturёn/njohuritë e fituara nga aplikuesit në shkollën e mesme, në fushat shoqërore, shkencore si dhe nga aktualiteti. Studentët thirren në test nё data dhe orё tё caktuara sipas grupeve që cakton Sekretaria Mësimore. Intervistat me gojë ose me shkrim zhvillohen sipas orës dhe datës së përcaktuar. Gjatë intervistës me gojë është e rëndësishme që aplikuesi të tregojë aftësi të mira komunikuese si dhe arsyen e studimit në degën përkatëse duke treguar forcën e argumentimit dhe kreativitetin.
Për studentët e ciklit të dytë pranimi bëhet në bazë të dosjeve personale me dokumentet e parashikuar në rregullore dhe intervistës me gojë. Qёllimi i kёtij proçesi nuk ёshtё pёrjashtues, por mё tepёr njohёs dhe kuptim I pёrbashkёt i pikave tё forta mbi tё cilat mund tё ndёrtohet dhe pikat e dobёta tё cilat kanё nevojё pёr mbёshtetje e bashkёpunim. Ne komunikojmё dhe punojmё me studentet qё transmetojnё vullnet e pozitivitet. Pedagogu nё Polis ёshtё i shenjtё pёr moralin e institucionit, por nuk konsiderohet perёndi qё di gjithshka. Nё Polis, pedagogёt janё tё hapur tё mёsojnё nga njёri-tjetri apo edhe nga studentёt. Pedagogu ёshtё njё ndёrmjetёs, udhёrrefyes midis studentit dhe tё vёrtetёs, tё cilёn çdo student e zbulon vetё, me ndihmёn e pёrvojёs dhe njohurive tё pedagogut.
 
Kur konsiderohem I regjistruar?
Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit, mbas pёrfundimit të procesit të vlerësimit, informojnë kandidatet në lidhje me rezultatet. Kandidatët e shpallur fitues kanë të drejtë të ndjekin studimet në Universitetin POLIS dhe mund të fillojnë menjёherё proçedurën e regjistrimit zyrtar, në Sekretarinë Mësimore dhe Financat brenda afateve të shpallura. Regjistrimi zyrtar nënkupton plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm ligjor në Sekretarinë mësimore, shlyerjen e tarifës së caktuar për regjistrimin dhe nёnshkrimin e kontratёs. Ky proçes finalizohet me marrjen e numrit të matrikulimit nga Agjencia Kombёtare e Provimeve. Nё çdo rast, shkolla rezervon njё vend pёr ata qё kualifikohen nё testim, vetem nёse studenti dorёzon gjithё dokumentacionin dhe bёn pagesёn e semestrit tё parё.
 
Si mund tё arrij nё U_Polis?
Kampusi i POLIS ёshtё mjaft bashkёkohor dhe ndodhet në Autostradën Tiranë – Durres, Km 5 pranё QTU. POLIS garanton pёr studentёt e regjistruar dhe stafin e vet transport falas me anё tё 2 linjave tё transportit nga qendra e qytetit nё Polis, në mëngjes (08:00) dhe anasjelltas pasdite (18:00). Për transportin ofrohen gjithashtu edhe alternativa të tjera mjaft ekonomike si linjat e ndryshme të transportit publik tё pёrditshёm dhe me mbulim  24 orё: Tiranё-Vorё, Tiranё-Kashar, Tiranё-QTU, si dhe transport privat me mikrobuza Tiranё-Durrёs e kthim. Universiteti promovon ecjen, përdorimin e biçikletës dhe përdorimin e përbashkët të makinave. Njё numёr i konsiderueshёm i stafit dhe studentёve tanё kombinojnё makinat private pёr transport, duke u bёrё jo vetёm mё efiçentё nga ana ekonomike por edhe mё mjedisore. Kampusi është i hapur 24 orë / 7 ditë / gjatë gjithë vitit, për studentët dhe stafin. Ka shёrbim falas wireless. Ka kantinё/bar tё hapur 7.00-20.00, dhe pranё POLIS ka edhe shёrbime alternative qё ofron QTU dhe zona nё tёrёsi.
 
 
 
 

Text Resize

-A A +A
porno
porno izle sikis izle porno