Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Pёrgjegjёsia Sociale e U_POLIS

Universiteti POLIS e ka origjinёn nga lёvizjet profesionale e tё shoqёrisё civile dhe si e tillё ka njё trashёgimi tё fortё ndaj pёrgjegjёsisё sociale. Disa nga angazhimet sociale me inspiruese ku kontribuojnё studente dhe staf janё:

Asistenca pёr hartimin e Planeve dhe Projekteve falas, si proçese zhvillimi nё ndihme tё komuniteteve dhe autoriteteve vendore si:

  • Planet Urbanistike Vendore nё Bashkitё dhe Komunat Zagori (Gjirokastёr), Vorë Burrel, Krumё, Bajram Curr, etj;
  •  Projekte arkitektonike nё mbёshtetje tё shkollёs sё mesme tё artit apo tё hapёsirave publike nё Tiranё;  
  • Projekte inovative nё fushёn e mjedisit dhe qёndrueshmёrisё, pёrfshi aktivitetin e pёrvitshёm tё “Ditёs sё Tokёs”;
  • Ndёrtimi I njё sistemi stacionesh tё transportit publik me material tё ricikluar plastike;
  • Pastrimi i mjedisit dhe mbjellja e pemёve nё Komunёn Kashar-Tiranё, nё zonat historiko-turistike, etj.

Aktivitete, projekte e donacione pёr fёmijёt jetimё dhe Kryqin e Kuq, pёrfshi:

  • Workshopin e pёrvitshёm pёr fёmijё nё filmin e animuar;
  • Donacione periodike pёr Shtёpinё e Fёmijёs “Fshati SOS”, nё Tiranё;
  • Donacione periodike tё gjakut pёr Kryqin e Kuq Shqiptar;
  • Punёsimin nё stafin mbёshtetёs, tё individёve nё nevojё dhe nga zonat rreth kampusit.

Garantimin e pёrvitshёm tё tarifave sociale pёr njё pёrqindje studentёsh tё talentuar, nga grupet sociale vulnerabёl si:

  • Personat me Aftёsi tё Kufizuar;
  • Komuniteti Rom;
  • Familjet e policёve tё vrarё, nё bazё tё marrёveshjeve me Ministrinё e Punёve Sociale dhe Ministrinё e Brendshme;
  • Fondacionin e Fёmijёve nё Nevojё.

 

Text Resize

-A A +A
bodrum escort