| Bordi i Themeluesve

Bashkëthemelues dhe aktualisht Rektor i Universitetit POLIS. Diplomuar në vitin 1990 si Arkitekt-Urbanist (Universiteti Politeknik Tiranë). Diploma “Master në Menaxhim Urban” 1996 (Urban Management Centre, IHS/Erasmus University, Roterdam Holandë). Studime pasuniversitare për pasuritë e paluajtshme 1994-95 (FIN/UPT). Specializime profesionale dhe kërkim shkencor pranë IPC College Danimarkë (1994), Universiteti Oslos (1995), Universiteti Firences, Programi Tempus (1998), etj. Doktor i Shkencave në Planifikim Urban (FIN/UPT 2006). Në procesin e marrjes së titullit akademik ‘Profesor’. 1990-92 praktikë pune në qeverisjen vendore. Prej 1992 ka punuar për 16 vjet pedagog pranë Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe 3 vitet e fundit si shef i Departamentit të Urbanistikës (UPT). Pedagog i ftuar në Akademinë e Arteve të Bukura Tiranë (1994-2005). Pedagog i ftuar në Universitetin e Darmshtad Gjermani (Fakulteti Arkitekturës), dhe në Universitetin e Tiranës (Dega Gjeografi). Bashkëthemelues dhe Drejtor Ekzektutiv i Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit (1997-2005), përfshi përvoja pune me institucione të qeverisë lokale/rajonale/qëndrore dhe organizma ndërkombëtare si Banka Botërore, UNDP, UN Habitat, FAO, OSBE, SOROS, GTZ, ATZ, IHS Roterdam, ILD-Peru, qeveritë holandeze, amerikane, austriake, kosovare, etj. Këshilltar i Kryeministrit për territorin, turizmin dhe pronat (2005-2007). Qytetar Nderi në Bashkinë Kamëz (2006). Nga 2009 anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Bashkëthemelues i Platforma-IDR, Instituti për Demokraci dhe Reforma, dhe i studios së arkitekturës ‘Metro_POLIS’ Shpk. Pjesmarrës në konferenca dhe evenimente/rrjete profesionale ndërkombëtare e lokale, përfshi ENHR, AESOP, AEEA, Rrjeti Balkanologjisë, etj. Autor i disa botimeve, artikujve shkencorë dhe forumeve, përfshi periodikun shkencor shqiptar “ForumA+P” në fushën e Arkitekturës dhe Planifikimit Urban.

Planifikues Urban, Diplomuar ne vitin 1988. Perfunduar studimet Master ne 2002 (USA). Eksperience disa vjecare ne istitucione te ndryshme shteterore dhe joqeveritare si Instituti i Projektimeve te Arkitektures dhe Urbanistikes, Drejtor Projekti i Manaxhimit te Tokes Urbane-Ministria e Puneve Publike, Lektor i Jashtem ne Fakultetin e Inxhinierise se ndertimit- Dapartamenti Arkitekture-Urbanistike. Autor i disa studimeve ne fushen e Urbanistikes dhe Arkitektures. Ekspert i Planifikimit Urban ne Co-plan. Aktualisht Administrator i Pergjithshem ne Universitetin Polis.

Diplomuar ne Fakultetin e Inxhinjerise Civile, Tirane. Master ne Administrim Publik i fokusuar ne formulimin e politikave publike, Universiteti i Pitsburgut. Zoteron eksperience te gjere ne fushat e Qeverisjes Urbane, Menaxhim dhe Planifikim Urban, Politika Publike dhe Sherbime Publike, Sisteme Informimi, Analiza Ekonomike dhe Plane te Investimeve Kapitale. Aktualisht Drejtor Ekzekutiv i Co-Plan.

Diplomuar ne Universitetin e Tiranes ne 1990. Perfunduar studimet Master ne Columbia - Universiteti New-York 1994. Anetar i disa Bordeve Nderkombetare, Lektor Master ne Shqiperi dhe jashte saj. Konsulent ne fushen e Manaxhimit . Aktualisht President i nje grupi kompanish.
|
|