A Glimpse At The Future

A Glimpse At The Future

Vizioni i Universitetit POLIS është të ofrojë ekselencë në edukimin e profesionistëve dhe kërkuesve shkencorë të aftë për të adresuar nevojat e tregut dhe shoqërisë në fushat e interesit në vend dhe jashtë tij. Për këtë Universiteti POLIS ka këto synime kryesore:

  • Të pajisë studentët me cilësitë e lidership-it profesional në fushat që mbulon në mënyrë që të ushtrojnë influencë për zhvillim pozitiv të vendit dhe rajonit;
  • Të pajisë studentët me njohuri teorike dhe aftësi praktike sipas standardeve më të larta bashkëkohore duke synuar integrimin e tyre në tregun e punës vendas dhe ndërkombëtar;
  • Të kryejë aktivitete studimore, kërkimore, shkencore dhe praktike të lidhura ngushtë me veprimtarinë akademike dhe programet e studimeve që zhvillon;
  • T’i shërbejë inovacionit ne fushat ku shtrin veprimtarinë e tij si dhe të ndikojë, në këto fusha, zhvillimet në rajon.
  • Universiteti POLIS synon të kthehet në një platformë rajonale dhe pikë referencenë Ballkan dhe rajonin e Adriatikut dhe Jonit.