Administrim Biznesi

Administrim Biznesi

Bachelor në Administrim Biznesi (180 ECTC, 3 vite akademike, me kohë të plotë)
Profili profesional

Programi i studimit Bachelor ne Administrim Biznesi (BAB) pranë POLIS Business School ju jep një kuptim se si janë strukturuar kompanitë dhe llojet e tjera të organizatave dhe se si ato marrin vendime bazuar në intuitë, numra dhe të menduarit ekonomik, duke konsideruar qëndrueshmërinë mjedisore dhe sociale. Nga BAB do të fitoni njohuri në fushat e biznesit ndërkombëtar, ekonomisë, financave, kontabilitetit, statistikave, strategjisë, marketingut, inovacionit dhe tekonlogjise si edhe do të aftësoheni në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe proceseve komplekse organizative. Ju gjithashtu do të mësoni se si të trajtoni sfidat e komunikimit brenda kompanisë dhe ato jashtë saj me mjedisin e jashtëm dhe grupet e interesit (stakeholders). BAB ka për qëllim pajisjen e studenteve me njohuri teorike dhe aftësi
praktike mbi sipërmarrjen dhe menaxhimin e bizneseve, duke filluar nga biznesi i vogël familjar e deri te korporatat.

Mundësitë për punësim

Aftesitë teoriko-praktike të perftuara nga BAB pranë POLIS Business School krijojnë një larmishmëri punësimi ndërfunksionale (përfshirë pjesën më të madhe të departamenteve të biznesit) dhe ndërsektoriale (në sektorin publik dhe privat). Konkretisht, të diplomuarit nga ky program mund të punësohen në departamente të ndryshme të Administratës Publike, si për shembull departamenti i prokurimeve,
financës, burimeve njerëzore, marketingut, komunikimit, etj. Sa i përket sektorit privat, studentët e BAB kanë parësi në departamente si ato të burimeve njerëzore, ekonomiksit, marketingut, prodhimit dhe logjistikës, shitjeve, marrëdhënieve me klientin, financës dhe kontabilitetit, menaxhimit të cilësise, etj. Gjithashtu, vetëpunësimi nëpërmjet sipërmarrjeve private dhe sociale mbetet një opsion mjaft tërheqës në
tendecat e sotme të tregut.

PROGRAMI MËSIMORË

Semestri I

Hyrje në Mikroekonomi (6 Kredite)

Analizë Biznesi I (Parimet e Menaxhimit) (6 Kredite)

Matematikë (6 Kredite)

Metoda Sasiore I (Statistikë I) (6 Kredite)

Shkrim Akademik (6 Kredite)

Semestri II

Makroekonomi dhe Politikat Ekonomike (6 Kredite)

Menaxhimi i Marketingut (6 Kredite)

Kontabilitet (6 Kredite)

Metoda Sasiore II (Statistikë II) (6 Kredite)

E Drejtë Biznesi (6 Kredite)

 

Semestri III

Sipërmarrja (6 Kredite)

Bazat e Financës (6 Kredite)

Histori e Mendimit Ekonomik (6 Kredite)

Etikë Biznesi (6 Kredite)

E Drejtë Ndërkombëtare (6 Kredite)

Semestri IV

Modele Biznesi dhe Inovacioni (6 Kredite)

Biznes Ndërkombëtar (6 Kredite)

Sjellje Organizative (6 Kredite)

Analizë Biznesi II (Menaxhimi i Operacioneve) (6 Kredite)

Ekonomi Mjedisore dhe Ndryshime Klimatike (6 Kredite)

Semestri V

Menaxhimi i Ndryshimit (6 Kredite)

Analiza dhe Raportimi Financiar (6 Kredite)

Strategji Biznesi (6 Kredite)

Ekonomia Qarkulluese (3 Kredite)

Ekonomia Financiare (6 Kredite)

Lidershipi (3 Kredite)

Semestri VI

Biznes Dixhital (6 Kredite)

Auditim i Brendshëm (6 Kredite)

Planifikim Biznesi & IT (6 Kredite)

Internship – praktika profesionale (6 Kredite)

Teza e Diplomës (6 Kredite)