Axhenda e kërkimit

Axhenda e kërkimit

Strategjia e Zhvillimit dhe Axhenda Kërkimore

Strategjia e zhvillimit të Universitetit POLIS diskutohet gjerësisht nga stafi, njësitë, autoritetet dhe organet drejtuese të tij. Në bazë të nenit 11/8a) të Statutit, strategjia miratohet nga “Bordi i Themeluesve”; pas propozimit në nivel fakulteti dhe miratimit të tij nga “Senati Akademik”.

Strategjia përcakton objektivat e përshtatshme dhe rezultatet e pritshme në shërbim të misionit të tij si një IAL jopublik dhe laik me karakter didaktik, shkencor dhe inovativ.

> Strategjia e Zhvillimit 2009 – 2014

> Strategjia e Zhvillimit 2014 – 2020

> Strategjia e Zhvillimit 2021 – 2026

Ndër të tjera, dhe në përballje me krizën e pandemisë, Ndërkombëtarizimi dhe Dixhitalizimi janë bere dy ndër objektivat parësore të Universitetit POLIS dhe zënë një pjesë të rëndësishme dhe integrale të strategjisë së re te zhvillimit të institucionit, e cila ka të vendosura objektiva të qarta afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata në lidhje me ndërkombëtarizimin dhe dixhitalizimin e mëtejshëm të univesitetit. Ne e konsiderojmë ndërkombëtarizimin dhe dixhitalizimin e universitetit si instrument për arritjen e ambicies për t’u bërë një platformë rajonale dhe pikë referimi në Ballkanin Perëndimor dhe në rajonin Adriatiko-Jonian. Kjo përbën një nga elementët gjeografike të impaktit dhe vizionit të universitetit.

POLIS tashmë ka një rrjet të gjerë partnerësh dhe partnerësh ndërkombëtarë, të cilët synon ti përforcojë dhe ti pasurojë më tej, por fokusi më i veçantë është forcimi i pozitës së universitetit në Shqipëri dhe rajon.

Prandaj qëllimi ynë është:

  • të vazhdojmë të punojmë për të rritur më tej numrin e stafit dhe studentëve ndërkombëtarë ne universitet, dhe sidomos për programet e përbashkëta ose diploma të dyfishta me partnerët ndërkombëtarë;
  • edukimi i profesionistëve të aftë për të adresuar nevojat e tregut të brendshëm, por edhe ato rajonale;
  • rritja e mobilitetit të stafit dhe studentëve;
  • të marrë pjesë në mënyrë aktive në projekte ndërkombëtare në kuadrin e programeve të tilla si H2020/Horizon Europe, Erasmus+, projektet IPA dhe kooperimin bilateral, etj;
  • sigurimi i edukimit dhe hulumtimeve me rëndësi ndërkombëtare.
  • Dixhitalizimi i procesit mësimor, kërkimor dhe infrastrukturor në masë të tillë që rrit cilësinë dhe ndërkombëtarizimin, por nuk cënon kontaktin dhe cilësine e drejtëpërdrejtë njerzore me studentët, kërkuesit, stafin dhe partnerët.

Ne besojmë se ndërkombëtarizimi dhe dixhitalizimi luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave dhe pjesëmarrjes në praktika të ndryshme me partnerët ndërkombëtarë sipas standardeve ndërkombëtare.

Ato janë të përfshirë në vizionin dhe misionin e universitetit POLIS “Të kontribuojë për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe shkencës në vend përmes bashkëpunimit rajonal, evropian dhe ndërkombëtar“.

Bazuar në Strategjinë Kërkimore, në fillim të çdo viti akademik, hartohet Axhenda Kërkimore e Universitetit POLIS, si proces skrupuloz gjithëpërfshirës nga stafi përkatës shkencor dhe organet drejtuese,

Në mënyrë të përmbledhur, objektivat e kësaj Axhende Kërkimore janë tre:

Së pari, axhenda kërkimore është një instrument për komunikimin e brendshëm dhe të jashtëm të institucionit, si dhe shërben për të diskutuar prioritetet kërkimore në funksion të misionit dhe strategjisë së U_POLIS.

Së dyti, axhenda kërkimore është një bazë për menaxhimin e kërkimit, diskuton dhe vendos prioritetet kërkimore, si dhe përmban shumë ide dhe aksione kërkimore të cilat duhet të ndërmerren. Nëpërmjet kësaj Axhende Kërkimore, U_POLIS hedh një vështrim më nga afër mbi infrastrukturën kërkimore, stafin dhe çështjet e tyre kërkimore, publikimet, si dhe monitoron progresin e zbatimit të kësaj axhende.

Së treti, me anë të kësaj axhende bëhet e mundur lidhja midis kërkimit, inovacionit dhe mësimdhënies, sepse kërkimi në U_POLIS është i lidhur me zhvillimin e mësimdhënies. Kërkimi duhet të ushqejë mësimdhënien dhe anasjelltas, gjatë procesit të edukimit duhet të dalin pyetje për kërkimin në mënyrë që ai të jetë sa më efikas.
Për më tepër objektivi i U_POLIS është që të luajë një rol më të rëndësishëm në komunitetin e kërkimit kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar, duke marrë pjesë në kërkime dhe botime të përbashkëta ndërkombëtare me institucione të tjera.