Art dhe Design

Art dhe Design

 

Bachelor në Art dhe Dizajn (180 ECTC, 3 vite akademike, me kohë të plotë)
Profili kulturor dhe profesional

Ky program studimi synon të japë njohuri bazë mbi artin dhe dizajnin si pjesë e një sërë veprimtarish formuese të artit të kombinuara me fusha të tjera aplikative të cilat sjellin një ngjyrim të ri në këtë formim. Në këtë mënyrë, ky program studimi ka për qëllim të krijoj profilin e një eksperti të artit dhe dizajnit me formim më të gjerë, teorik e praktik, i cili të “kujdeset” jo vetëm për anën funksionale të objekte apo veprave të krijuara, por edhe atë estetike në fushën e dizajnit grafik, industrial, fashion, fotografisë, pikturë, skulpturë etj. Studentit i mundësohet më tej thellimi gjatë ciklit të dytë të studimeve në drejtime më specifike të artit, dizajnit përfshi edhe arkitekturën.

Mundësitë për punësim

Sektorët kryesorë të punësimit përfshijnë:
– Sektori privat i studiove artistike; artistë të pavarur përfshi edhe pjesën aplikative të artit; “industria” e marketimit, e botimeve, e mediave në përgjithësi, e veshjeve, e modës, e prodhimit të mobiljeve, etj
– Sektori publik: në nivelet e ndryshme të qeverisjes, për të trajtuar me një frymë të re çështjet që kanë të bëjnë me edukimin e shijes estetike dhe që kanë një shkallë të lartë të impaktit shoqëror.

PROGRAMI MËSIMORË

Semestri I
  • Baza të Edukimit Artistik (6 kredite)
  • Gjeometria Deskriptive 1 (6 kredite)
  • Modelim (6 kredite)
  • Historia e Metodave të Artit Bashkëkohor (6 kredite)
  • Vizatim dhe Ilustrim Grafik 1 (6 kredite)
  • Histori Arti 1 (Prehistori – Mesjetë) (6 kredite)
  • Italisht (3 kredite)
Semestri II
  • Gjeometria Deskriptive 2 (6 kredite)
  • Vizatim dhe Ilustrim Grafik 2 (6 kredite)
  • Histori Dizajni (6 kredite)
  • Historia e Estetikës (6 kredite)
  • Qeramika (6 kredite)
  • Italisht (3 kredite)
Semestri III
  • TAW 2022 (3 kredite)
  • Tekstil (6 kredite)
  • Piktura 1 (6 kredite)
  • CAD dhe Artet e Bazuara tek Kompjuteri (6 kredite)
  • Gjuha Pamore 1(6 kredite)
  • Dizajn Multimedial 1 (6 kredite)
Semestri IV
  • CAD dhe Artet e Bazuara tek Kompjuteri (6 kredite)
  • Fashion Design (6 kredite)
  • Piktura 2 (6 kredite)
  • Histori Arti 2 (Mesjetë – Moderne) (6 kredite)
  • Gjuha Pamore 2 (6 kredite)
  • Dizajn Multimedial 2 (6 kredite)
Semestri V
  • CAD dhe Artet e Bazuara tek Kompjuteri 3 (6 kredite)
  • Dizajn Grafik I (6 kredite)
  • Fotografia (6 kredite)
  • TAW 2022 (3 kredite)
  • Fenomenologjia e Objektit (6 kredite)
  • Muzeografi & Expo (6 kredite)
Semestri VI
  • Dizajn Grafik II (6 kredite)
  • Teknologjia e Materialeve (6 kredite)
  • Metoda të Kërkimit Shkencor (3 kredite)
  • Projektim Artistik (Histori Arti 3) Moderne – Arti Bashkohor) (6 kredite)
  • Teza dhe Projekt Diploma (6 kredite)
  • Internship Profesional (3 kredite)