Bursa Studimi

Bursa Studimi

POLIS ka njё liri mendimi dhe veprimi tё admirueshme, por edhe rregulla tё qarta dhe kulturё tё fortё pune. Kjo ben qё ky universitet tё jete “unik” dhe me njё diferencё tё dukshme nga tё tjerёt! Proçesi i pranimit tё studentёve nё POLIS, shoqёrohet jo vetёm me dorёzimin e dokumentave, por edhe me njё test inteligjence e kreativiteti (IQ), si dhe tarifa tё reduktuara në formë burse sipas kategorive tё mёposhtme. Bursat akordohen nga “Bordi i Themeluesve” në kuader të politikave dhe misionit social të shkollës, dhe sipas një procedure të mirëpërcaktuar me ligj, rregulla dhe afate kohore.

Universiteti POLIS ofron tarifa të reduktuara për 3 (tre) kategori studentësh:

  1. Studentë Ekselentë;
  2. Studentë nga e njëjta familje;
  3. Studentë nga shtresat sociale në nevojë.

Për të përfituar këto tarifa të reduktuara studentët duhet të plotësojnë kriteret si vijon.

  1. Studentë Ekselentë dhe Talentet duhet të kenë:
  • mesatare (VKM) mbi 9 (nëntë) – dërguar nga AKP dhe më përputhje me mesataren e shënuar në diplomën e shkollës së mesme;
  • marrë në testin e përgjithshëm të organizuar pranë U_POLIS minimumi 70 % (shtatëdhjetë për qind) të pikëve totale.
  • një talent të caktuar në konkurime dhe evente garuese të Polis ose të tjera kombëtare/ndërkombëtare duke e provuar këtë me dokumentacion.
  1. Studentë nga e njëjta familje, duhet të jenë në një certifikatë familjare dhe të kenë lidhje familjare si më poshtë:
  • Motër – Vëlla;
  • Motër – Motër;
  • Vëlla – Vëlla;
  • Prind – Fëmijë të cilët janë në të njëjtën certifikatë familjare; dhe
  • Burrë – Grua;
  1. Studentë nga shtresat sociale në nevojë do të konsiderohen ata që vërtetohen që i përkasin kategorive (sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi) të mëposhtme nga institucionet që merren me trajtimin e kategorive si më poshtë:
  • Fëmijët jetim;
  • Fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës;
  • Fëmijë nga komuniteti rom;
  • Fëmijë nga familje në pamundësi ekonomike;
  • Studentë që konsiderohen invalid, sipas parashikimeve ligjore; etj.
Për të përfituar këtë tarifë të reduktuar studenti duhet të paraqesë një kërkesë me shkrim dhe dokumentet përkatëse pranë Sekretarisë Mësimore të U_POLIS ose Zyrës së Marketimit brenda muajit Nëntor të vitit akademik. Studenti monitorohet cdo vit për performancën në shkollë. 
 
Studentët të cilën përmbushin kriteret mund të përfitojnë tarifë të reduktuar vetëm për një nga kategoritë e shënuara më lart. Në rast se studenti nuk ka performance dhe sjellje të mirë në mësim dhe aktivitete, bursa mund ti hiqet me vendim të Rektoratit dhe Bordit Themelues
 
 

KONTAKTO TANI

 

Shёnim: Pagesat e Studimit, pёr tё gjitha degёt, kryhet nё 2 kёste (nё fillim tё çdo semestri),edhe kjo si pjesë e një politike lehtësuese dhe sociale për studentët dhe familjet e tyre