FADI

FADI

Fakulteti është njësia kryesore që bashkërendon mësimdhënien, kërkimin shkencor dhe zhvillimin kulturor në fusha mësimore-kërkimore, të përafërta ose të ndërthurura. Fushat kërkimore të stafit akademik janë në përputhje dhe në funksion të programeve studimore, të cilat në një masë të madhe diktohen nga natyra e lëndëve. U_Polis synon të pozicionohet si një epiqendër rajonale dhe lokale, me synimin e implementimit të një platforme kërkimi gjithëpërfshirëse dhe ndërdisiplinore. Fakulteti përgjegjës për këtë program studimi është Fakulteti i Arkitekturës dhe Dizajnit, i cili është i organizuar në tre njësi bazë, dy prej të cilave janë departamente.

  1. Departamenti Art dhe Dizajn
  2. Departamenti Arkitekturë dhe Inxhinieri
  3. Qendra Kërkimore në Arkitekturë, Inxhinieri dhe Dizajn

 

Këto departamente “kujdesen” për përmbushjen e kërkesave dhe standarteve të mësimdhënies sëbashku me stafin akademik. Në përputhje me Statutin e U_POLIS dhe Rregulloren e Përgjithshme, stafi vepron në liri të plotë dhe të pavarur akademike për të ofruar, cilësinë më të lartë të mësimdhënies dhe rritjen e angazhimit në kërkimin shkencor. Departamenti është njësia bazë e zhvillimit të mësimdhënies dhe të punës kërkimore-shkencore të fakultetit, i cili përfshin fusha kërkimi të përafërta dhe grupon disiplinat mësimore respektive.

 

Fakulteti i Arkitekturës dhe Dizajnit vënë në dispozicion të gjithë personelin akademik ndihmës për realizimin e praktikave mësimore, laboratorike dhe projekteve kërkimore e studimore. Këtu mund të përmendim asistencën që ofrohet nga Qendra Kërkimore në Arkitekturë, Inxhinieri dhe Dizajn si dhe nga njësia Ndër-departamentale IF Innovation Factory. Personeli i këtyre qendrave asiston studentët në punën e tyre laboratorike duke mundësuar përdorimin e pajisjeve më të avancuara në fushën e dizajnit dhe prodhimit digjital, të prototipizimit të shpejtë e të përdorimit të teknologjive të reja në projektim si Augmented Reality dhe Virtual Reality. Kjo punë laboratorike nxitet prej njësive që të ktheht në projekte të mirëfillta kërkimore dhe aplikative.