Bianka Madhi

Ph. D. (c) Ark.

BIANKA MADHI

Departamenti: 
Arkitekturë dhe Inxhinieri Ndërtimi
Kontakt:
bianka_madhi@universitetipolis.edu.al

PROFILI AKADEMIK

Ph. D. (c) Ark. Bianka Madhi është kandidate e shkollës së doktoraturës në ‘’International Research Doctorate in Architecture and Urban Planning – Cycle 38’’ ne University of Ferrara – Polis University, nga viti 2021, dhe është e angazhuar si asistente  lektore pranë Universitetit Polis. Në vitin 2021 ka përfunduar studimet e Ciklit të Dytë, Master Profesional në Dizajn Parametrik në Universitetin Polis. Është pajisur me ‘’Certifikatë në Auditim Energjitik’’ si Program i Formimit Profesional, prej vitit 2018. Në vitin 2015 është diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universiteti Politeknik i Tiranës, me diplome të nivelit Master Shkencor dhe Bachelor në Arkitekturë. Nga viti 2016 deri në 2021 ka punuar si arkitekte pranë Bashkisë Durrës, në Departamentin e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit. Gjithashtu, fushat e tjera te interest profesional janë: Arkitektura e ndërtesave – projektimi i ndërtesave të reja, ose përshtatja e atyre ekzistuese; Arkitektura e peizazhit, planifikimi, projektimi dhe administrimi i hapësirave, duke përfshirë zonat natyrore dhe urbane.

PUBLIKIMET E FUNDIT

Publikim abstrakti – “Urat, vendet lidhëse”, University of Birmingham, Birmingham, Londër, ANGLI (2017).

Publikim abstrakti – “Planifikimi i qyteteve për krizën e epokës së pas pandemisë. Aspektet e stabilitetit territorial në Qarkun e Lezhës, Shqipëri. Titulli: Strategjia e projektimit për ndërtesat rezidenciale pas pandemisë”. Polis University, Polis Press (2022).

Publikim abstrakti – “Fasada në raport me formën arkitektonike dhe rasti i ndërtesave të Kristo Sotirit në Durrës”, The 6th International Conference on Building Materials and Materials Engineering (ICBMM 2022), Barcelone, Spanje (2022).

Workshop (01 – 30 gusht 2014) – MEDS, Takimi i Studentëve të Dizajnit, Dublin, Irlandë.

Workshop (08 – 19 nëntor 2021) – IDAUP – Qyteti post – pandemik, me rast studimor Rajonin e Lezhës, Lezhë, Shqiperi.

Workshop (28 – 31 mars dhe 20 – 24 qershor 2022) – IDAUP – Qëndrueshmeria e qytetit nëpërmjet formës, Tiranë, Shqipëri.

Workshop (04 – 15 korrik) – IDAUP: International PhD Workshop of Ferrara, Ferrara, Itali.