FKZH

Fakulteti për Kërkim dhe Zhvillim

Fakulteti Kërkim dhe Zhvillim (FKZH)

Dekan i FKZH
Administrator

The best way to predict the future is to create it.

Mirëseardhja e Dekanit të FKZH:

Fakulteti për Kërkim dhe Zhvillim (FKZH) ka si mision orientimin dhe koordinimin e të gjithë universitetit drejt strategjive dhe tematikave kërkimore, ndërdisiplinore dhe specifike, në nivel shkencor dhe aplikativ.

Kërkimi shkencor – udhëhiqet nga “Departamenti i Kërkimit Shkencor” i cili përmban Programin e Nderkombetar te Doktoraturës në “Arkitekturë dhe Planifikim Urban” (me diplomë të dyfishtë); si dhe Programin Master Ekzekutiv në Restaurim-Konservim të Trashëgimisë Kulturore (me diplomë të përbashkët); pra të dyja në bashkëpunim me Universitetin e Ferrarës, Itali. Aktiviteti kërkimor zhvillohet në nivelin programor brenda fakultetit dhe ndër-programor dhe ndër-displinor, në bashkëpunim me departamentet dhe programet e tjera të fakulteteve dhe të universitetit. Po në këtë njësi përfshihen edhe Programet BSc dhe MSc në Shkenca Kompjuterike.

Kërkimi aplikativ – udhëhiqet nga “Departamenti i Kërkimit të Aplikuar” i cili fokusohet në ndërthurjen e praktikave të efiçencës së energjisë dhe teknologjive të informacionit, nga njëra anë, me artifakte dhe praktika arkitektonike, urbane, si dhe të trashëgimisë kulturore nga ana tjetër. Ky department përmban edhe dy programe profesionale, atë të Eficencës së Energjisë dhe të Mirëmbajtjes së Rrjeteve ICT. Njësia koordinon bashkëpunimin me njësite e tjera për organizimin e trajnimeve të tipit LLL (Life Long Learning), si dhe sinergjine kërkimore dhe të konsulencës me Institutin Co-PLAN dhe Studion Mirëmbajtjes së Rrjeteve ICT.

Njësia e tretë – është specializuar në çeshtjet burimore dhe të informacionit. Ajo përfshin: i) shtëpinë botuese të Universitetit Polis (POLIS-Press); si dhe Biblio-POLIS, ose bibliotekën në versionet hard (fizike) dhe soft (online). “Qendrën e Burimeve dhe Informacionit”, angazhohet me menaxhimin dhe zgjerimin e burimeve shkencore, si dhe botimin e punës kërkimore të Universitetit, në periodikë si Forum A+P apo Seria OMB. Fushat dhe tematikat kërkimore hartohen nëpërmjet një diskutimi gjithëpërfshirës mes departamenteve dhe stafit të universitetit, nëpërmjet një konsultimi aktiv me aktorët e kërkimit shkencor brenda dhe jashtë vendit, si dhe nëpërmjet një kërkimi dhe përditësimi aktiv dhe të përhershëm mbi praktikat dhe interesat kërkimore ndërkombëtare si dhe konteksteve kombëtare ku këto praktika mund të zbatohen.

Në përputhje me Statutin e U_POLIS dhe Rregulloren e Përgjithshme te tij, stafi vepron në liri të plotë dhe të pavarur akademike për të ofruar, cilësinë më të lartë të mësimdhënies dhe rritjen e angazhimit në kërkimin shkencor. Departamenti është njësia bazë e zhvillimit të mësimdhënies dhe të punës kërkimore-shkencore të fakultetit, i cili përfshin fusha kërkimi të përafërta dhe grupon disiplinat mësimore respektive. Përveç fokusit kërkimor, fakulteti FKZH ka 6 programe akademike (shkolla profesionale post-secondare, shkolla e shkencave kompjuterike, dhe programet e nivelit të tretë të edukimit (Master Ekzekutiv dhe PhD).

Mirësevini në FKZH!

Mirëseardhja e Dekanit

Fakulteti “Planifikim, Mjedis dhe Menaxhim Urban” (FPMMU) është një fakultet ndërdisplinor që zhvillon profesionistë të gatshëm për tregun lokal dhe global, duke shkrirë njohuri që burojnë nga menaxhimi i territorit, studimet mjedisore dhe ‘shkolla’ e biznesit “POLIS Business School” (PBS).  Territori, mjedisi dhe biznesi (tregtia) përbëjnë një ekosistem mijëravjeçar, i cili eksplorohet dhe aplikohet në FPMMU me metodat pedagogjike dhe shkencore më përparimtare.

FPMMU, pjesë e Universitetit POLIS, është anëtar i elitës së Shkollave Europiane të Planifikimit (AESOP) dhe Menaxhimit (CEEMAN). Programet e studimit të këtij fakulteti kanë treguar qëndrueshmëri të lartë në kohë, duke kaluar faza të rëndësishme të akreditimit dhe anëtarësimit ndërkombetar, si edhe duke i paraprirë dinamikave të tregut të punës.

FPMMU krenohet për lidhjet e forta me praktikën, duke përputhur zhvillimin e aftësive me nevojat e tregut. Mësimdhënia jonë karakterizohet nga një angazhim i ngushtë me studentët, si dhe risi të vazhdueshme të programeve dhe metodave pedagogjike. Studentët tanë zhvillojnë një mendësi globale duke marrë pjesë në kultura të shumta përmes programeve të shkëmbimit, duke u angazhuar në punë ekipore dhe duke qënë në kontakt me staf vendas e të huaj.

Profesorët tanë vijnë nga institucione prestigjoze si Harvard Business School, Universiteti La Sapienza, Universiteti i Montpellier, Erasmus University Rotterdam, IEDC-Bled School of Management, Kyushu Sangyo University, Universiteti i Tiranës, Universiteti POLIS, Universiteti i Ferrara, Columbia University, etj. Gjithashtu, ata kanë pervojë të gjatë me kompani lokale dhe globale.

Mirësevini në FPMMU!

PROFESOR TË JASHTËM/TË FTUAR

 PhD / Master Ekzekutiv:

Shkolla e Shkencave Kompjuterike:

Departamenti i Kërkimit Shkencor
Departamenti i Kërkimit të Aplikuar
Qëndra e Burimeve dhe Informacionit

MSc. Brikena Alimerko

Biblio_Polis