Pjerin Shoshi

Doktor Shkencash

PJERIN SHOSHI

Departamenti: 
Planifikim dhe Menaxhim
Kontakt: 
pjerin_shoshi@universitetipolis.edu.al

PROFILI AKADEMIK

Pjerin Shoshi ka lindur në Tiranë, më 17 Qershor 1985. Ai është diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në degën: Drejtim Fermash dhe Agrobiznes. Gjithashtu, zotëron 2 (dy) Diploma Masteri Shkencor në Francë, nga Universiteti i Montpellier, në degën: Inxhinjeri Projektesh dhe Politikash Publike, dhe nga Instituti Agronomik Mesdhetar i Montpellier, në degën: Zhvillim Territoresh dhe Projektesh. Aktualisht, z. Shoshi zotëron titullin Doktor i Shkencave nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, me temën: Impakti i Instrumenteve Mbështetës në Zonat Rurale në Shqipëri.
Pjerin Shoshi ka kryer një Internship 9-mujor, në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit, Peshkimit, Çështjeve Rurale dhe Planifikimit të Territorit, në Francë, në kuadër të vlerësimit financiar krahasues, mbi përdorimin e fondeve të Politikës së Përbashkët Bujësore (CAP) në Bashkimin Evropian, ndërmjet Francës dhe Italisë.
Gjatë periudhës Tetor 2016 – Nëntor 2017, z. Shoshi ka punuar si Koordinator në Njësinë e Investimeve Strategjike në Biznes, në Kryeministri. Gjithashtu, gjatë periudhës Dhjetor 2017 – Janar 2022, ka punuar si Drejtor i Programeve të Zhvillimit në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Pjerin Shoshi ka eksperiencë pune në arsimin publik, si Lektor me kohë të plotë, gjatë viteve 2013 – 2016, në Universitetin Aleksandër Moisiu, në Durrës. Ai ka vazhduar të punojë si Lektor me kohë të pjesshme në Universitetin Mesdhetar të Tiranës, gjatë viteve 2017 – 2020. Gjithashtu, z. Shoshi ka eksperiencë pune 2 (dy) vjeçare si drejtues i departamentit të financës dhe planifikimit strategjik në sektorin privat.
Nga muaji Prill 2022, Pjerin Shoshi punon në Universitin POLIS si Lektor me kohë të plotë, në Fakultetin e Planifikimit, Mjedisit and Menaxhimit Urban, në Departmentin e Planifikimit dhe Menaxhimit Urban.

PUBLIKIMET E FUNDIT

Shoshi P., Dashi E., (2021). Impact of Governmental Subsidies for Albanian Farmers. XV International Balkan and Near Eastern Congress Series on Economics, Business and Management, International Conference. Page 468-476. May 2021. Plovdiv, Bulgaria. ISBN: 978-619-203-308-8.

Shoshi, P., Dashi, E. (2021). Innovative procedures of national schemes for Albanian farmers. Innovative Development of Agricultural Business and Rural Areas, International Conference. Page 158-165. April 2021. Sofia, Bulgaria. ISBN: 978-619-203-308-8.

Zhllima E., Imami D., Nam J., Shoshi P., Gjika P., (2020). Climate change effects and adaptation strategies in the agriculture sector – the case of Albania. 9th Conference of the Italian Association of Agricultural and Applied Economics. June 2020. Bari, Italy.

Imami D., Skreli E., Kullaj E., Shoshi P., (2020). Climate change effects and adaptation strategies in the agriculture sector – the Case Albania. 9th Conference of the Italian Association of Agricultural and Applied Economics. June 2020. Bari, Italy.

Shoshi P., Dashi E., Hodo N., (2019). Vineyard Sector in Albania: A Case Study Analysis. International Journal of Economics, Commerce and Management. Vol. 7. Issue 12. Page 401-415. December 2019. United Kingdom. ISSN: 2348-0386.