Xhoi Musliaka

MSc.

XHOI MUSLIAKA

Departamenti: 
Art dhe Dizajn
Kontakt: 
xhoi_musliaka@universitetipolis.edu.al

EDUKIMI

Universiteti POLIS, “Dizajn i Aplikuar”, 2015
Universiteti POLIS “Art & Design”, 2013

EKSPERIENCA

Xhoi Musliaka ka kryer shkollimin e saj në Tiranë si designer. Me një experiencë në tregun shqiptar, duke punuar pranë kompanive prestigjioze në Shqipëri në fushën e marketingut dhe design, rikthehet si Polis alumni për t’ju dedikuar mësimdhënies në Universitetin Polis.
Puna e saj si designer ka filluar në revistën “Icon” në 2015 për të vijuar lëvizjen e saj në një nga kompanitë më të mëdha në treg “Landmark Communications” për 2 vjet; duke u zhvilluar si designer e duke u përfshirë në disa nga fushatat me rëndësi në qytet. Një tjetër eksperiencë e Xhoit, e shkurtër por e vlefshme, është puna në Ministrinë e Kulturës në kabinetin e ministres si përgjegjëse në organizimin e eventeve të ndryshme, kurimit të imazhit dhe përgatitjes së materialeve të design-it. Përtej punës në Polis, Xhoi jep dhe kontributin e saj në kohën e lirë si organizatore dhe dekoruese eventesh në restorantin e familjes, “Marchesi”.

FUSHAT E INTERESIT / LËNDËT

Dizajn Grafik
Dizajn Multimedial
Fotografi
Interior Decoration
Fashion Design

AKTIVITETE / PUBLIKIME TË ZGJEDHURA

Xhoi ka publikuar një studim për bizhuteritë, Nur – Histori bizhuterish ilire” në bashkëpunim me “Ministrinë e Kulturës” dhe “Muzeun Historik Kombëtar” si një studim dhe hulumtim i detajuar i buzhuterive ilire.

Një tjetër projekt me rëndësi që Xhoi Musliaka ka marr pjesë është “Accessible tourism for all”, në bashkëpunim me Urban Research Institute dhe Interrat – IPA CBC (EU). Një projekt që analizon qytetin e Beratit për ta bërë të aksesueshëm për të gjithë turistët, duke sjellë ndryshime në infrastrukturë duke e bërë më të thjeshtë interaktivitetin edhe për njerezit me aftësi ndryshe.

Vlen të përmentet puna e saj si designer në projektin “Akademia 100+ Fshatrat” në lotin 21 në zonën e Prespës dhe Korcës, një projekt që solli zhvillim në zonat rurale që nis prej 2018 dhe është ende në aplikim.

“Bed & Bunker” ka qënë një tjetër projekt i suksesshëm i realizuar nga Universiteti Polis dhe Universiteti i Mainz në Gjermani, një punë që risolli një bunker të braktisur tërësisht të ndryshuar për ta kthyer në një hapësirë pushimi për turistët.

Xhoi ka qënë pjesë e grupit restaurues në 2012 të kishës ‘Fjeta e Shën Mërisë’ në     Voskopojë si dhe ka qënë pjesmarrëse si designer në disa workshope dhe konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.