Fjalët e Administratorit

Fjalët e Administratorit

Të nderuar miq të POLIS-it,

Pas pothuajse dy dekadash nga themelimi i Universitetit POLIS, dëshiroj të ndaj me ju, disa vlera, ide dhe përpjekje të cilat na çuan në themelimin dhe konsolidimin e Universitetit POLIS si institucion edukimi e kërkimi në fushën e arsimit të lartëdhe si grupim intelektual me ide alternative.Së bashku me kolegët e tjerë bashkëthemelues, pjesëtarë të gjeneratës së transformimeve të pas viteve ’90,  kemi qenë dëshmitarë dhe pjesëtarë të ngjarjeve të ndodhura në Shqipëri përpara dhe pas viteve të ndryshimit. Nisur nga kjo, POLIS-ilindi si pjesë e këtyre ndryshimeve të thella shoqërore, duke e parëprocesin e edukimit si katalizator që mundëson vazhdimësinë e zhvillimit përmes transmetimit të dijes dhe kërkimit shkencor.
Modestisht konstatoj se si instutucion edukimi dhe mendimi të lirë, edhe pse brenda një kohe të shkurtër, Universiteti POLIS ka luajtur rol domethenës nëhapjen e diskutimeve dhe debateve për tema të patrajtuara nga shoqëria shqiptare në fushat profesionale që mbulon, siç janë ato për mënyrën e zhvillimit të qyteteve, mënyrën e të banuarit, ndërtuarit, apo edhe për raportin tonë me burimet energjetike e mjedisore në një situate globale që bëhet gjithmonë e më komplekse. Këto sfida kanë qenë ushqimi më i mirë jo vetëm për emancipimin e shoqërisë, por edhe për reformimin e këtyre displinave të cilat po përballen me ndryshime epokale për t’i paraprirë së  

Sotir Dhamo   |   Administrator i U_POLIS 
Anëtar i Bordit Themelues U_POLIS

ardhmes. Hapja e mendjes, kreativiteti dhe qasja pozitive ndaj problemeve, besimi tek procesi dhe komunikimi janësekreti i transmetimit të dijes dhe përkthimit të saj në veprim. Kjo ADNe trashëguar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, i themeluar tre dekada më pare, pararendëse e Universitetit POLIS, përbën thelbin e POLIS-it të sotëm si edhe të eksperiencës praktike të ngritur në nivel akademik. Kjo bën që POLIS-iedhe pse një institucion privat, të ketë një mision të qartë social të përcaktuar që në fillesat e tij.Në thelb, POLIS-i si institucion është një pasqyrim i mënyrës se si jemi përpjekur të përfshijmë, të punojmë dhe të mësojmë bashkë me të tjerët. Në POLIS ne besojmë se politika nuk bëhet vetëm nga politikanët, por ka nevojë për ekspertizë profesionale!

Brenda familjes së madhe POLIS, janë gjeneruar lëvizje dhe trende sociale që sjellin këndvështrime të reja dhe anti-konformiste për shoqërinë,të cilat kanë shërbyer si mjet presioni për përmirësimin e transparencës dhe të qeverisjes vendore për çështje që prekin fushat profesionale që mbulon Universiteti POLIS. Rol të rëndësishëm luajnë këtu aktivitete tëpërvitshme si TAW – Tirana Architecture Weeks dhe TDW – Tirana Dizajn Weeks qëjanë kthyer në hapësira eksperimentimi, ndërveprimi dhe ballafaqimi mes studentëve dhe profesionistëve nga eksperienca, kultura nga vende të ndryshme të botës. Po ashtu, jo më kot edhe grupi iniciator i Unionit të Arkitektëve dhe Planifikuesve Urbanë të Shqipërisë lindi nga ky grupim me synimin për të krijuar alternativa profesionale dhe mbrojtjen e të drejtave në fushat e interesit.

Në POLIS ne besojmë gjithashtu se e ardhmja e vendbanimeve njerëzore varet nga raportet që profesione të tilla si arkitektura, urbanistika, inxhinieria e ndërtimit, mjedisi, ekonomia, biznesi, etj, do të gërshetojnë në mënyrë organike me shkencën në përgjithësi dhe shkencat kompjuterike në veçanti. Është pikërisht kjo përpjekje që frymëzon shtysa të reja të projektimit dhe kërkimit, të institucionalizuar tashmë edhe në nivelin e Doktoraturës në bashkepunim me partnerë si Universiteti i Ferrarës. Këtij qëllimi i ka shërbyer  që në vitin 2008, themelimi i të parit dhe ende të vetmit periodik shkencor në fushat e arkitekturës, inxhinierise dhe planifikimit urban “Forum A+P”, i pasuar nga “MAD magazine” dedikuar art-dizajnit, si dhe “Habitat Magazine” dedikuar çështjeve mjedisore; apo edhe monografitë nga stafi akademik tëbotuara me faktor të lartë impakti, të cilat sjellin mendime shkencore mbi çështje shpesh të nënvleftësuara nga kërkimet e mëparshme. Ne besojmë se për inovacione, apo zgjidhje avangardë frymëzimi vjen nga probleme reale dhe se moderniteti i vërtetë është përpjekja për të kthyer krizat në vlera.

POLIS-i është një projekt afatgjatë, ku përpjekjet tona modeste kërkojmë t’i ndajmë me të tjerët sepse kështu besojmë do tëarrihet më mirë misioni ynë social! Mbetet ende shumë për t’u bërë!