Innovation Factory

Innovation Factory

Innovation_Factory (IF) është një njësi ndërsektoriale dhe ndërdisiplinore brenda Universitetit POLIS që kërkon të mbështesë studiuesit, studentët, krijuesit e rinj, sipërmarrësit dhe bizneset për të inovuar.

Krahas ekspertizës teknike dhe njohurive, përmes Makerspace të krijuar së fundmi, IF ofron mundësinë për prototipizim dhe fabrikim dixhital për start ups dhe bizeneset me fokus të veçantë në dizajn, inxhinieri, inovacione smart dhe TIK.
Makerspace është krijuar me mbështetjen e programit EU4Innovation, duke marrë një grant përmes “Challenge Fund” të zbatuar nga SIDA dhe me mbështetje teknike të GIZ.

Ai është i strukturuar në katër shtylla kryesore:

  • Ndërtimi i ekspertizës duke krijuar aftësi të besueshme kërkimore dhe duke tërhequr talente të klasit botëror në fushat strategjike për të aktivizuar proceset e transferimit të inovacionit;
  • Lehtësimi i ndërveprimit duke kërkuar bashkëpunim horizontal ndërmjet universitetit, sipërmarrësve dhe bizneseve, kultivimin e rrjeteve të sigurta, ndarjen e mjediseve dhe objekteve kërkimore në një zonë gjeografike kompakte;
  • Lidhja së bashku e fushave të ndryshme dhe sektorëve të industrisë nga institucione shumëdisiplinore, objekte kërkimore të mirë-projektuara për të siguruar “shkëndija” krijuese;
  • Shtyrja përpara e aplikimit të teknologjisë dhe komercializimi i kërkimeve inovative duke eksperimentuar me partneritetet universitet-industri, dhe duke mbajtur industrinë të angazhuar.