Inxhinieri Ndërtimi

Inxhinieri Ndërtimi

Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi (180 ECTC, 3 vite akademike, me kohë të plotë)
Profili profesional

Qëllimi i Programit të Studimit Bachelor në Inxhinieri Ndertimi është që të përgatisë studentët profesionalisht si Inxhiniera Ndërtimi, për të marrë një roli kyç që në fazat e para të projektimit dhe në vijim në bashkërendimin e gjithë proceseve të ndërtimit dhe zbatimit. Në këtë mënyrë, studenti duhet të zotërojë aftësi planifikimi, organizimi, mbikëqyrjeje dhe koordinimi të aktorëve dhe elementëve të nëvojshëm në procesin e ndërtimit si zhvilluesit, nënkontraktorët, konsulentët, projektuesit, zbatuesit, financat, materialet, etj. Për të bërë të mundur këtë nevojitet një edukim i bazuar në një spektër dijesh të gjerë në fushat jo vetëm shkencore e teknologjike por dhe të menaxhimit. Ky program
synon të sigurojë studentët me aftësitë e duhura teknike dhe të menaxhimit të procesit të ndërtimit në mënyrë efektive për të kontribuar në këtë mjedis dhe të përgatisë studentët për karrierën e tyre si inxhinier por dhe si kërkues të ardhshëm.

Mundësitë për punësim

Sektorët kryesorë të punësimit përfshijnë:
– Sektori privat: sipermarrje projektimi dhe ndërtimi arkitektonik e inxhinierik, firma konsulence, kontraktorë, studio të projektimit inxhinierik dhe arkitektonik.
– Sektori i shërbimeve dhe prodhimit industrial në fushën e ndërtimit ( materialet,pajisje, etj.), fushen e zbatimit
– Sektori publik: autoritete lokale apo agjencive qeveritare; në nivelet e ndryshme të qeverisjes; duke filluar që nga bashkite e komunat e deri tek qarku apo rajonet;

PROGRAMI MËSIMORË

Semestri I
  • Fizikë 1 (6 kredite)
  • CAD (3 kredite)
  • Algjebër dhe Gjeometri (6 kredite)
  • Statika e Strukturave (6 kredite)
  • Gjeometri Deskriptive 1 (6 kredite)
  • Shkrim Akademik (3 kredite)
Semestri II
  • Analizë Matematike (9 kredite)
  • Fizikë 2 (6 kredite)
  • Kimi (6 kredite)
  • Gjeometri Deskriptive 2 (6 kredite)
  • Mekanika e strukturave (6 kredite)
Semestri III
  • Workshop TAW 2022 (3 kredite)
  • Teknologji Ndërtimi I (6 kredite)
  • Gjeologji Inxhinierike (6 kredite)
  • Materiale Ndërtimi (6 kredite)
  • Hidraulikë (6 kredite)
  • Rezistencë Materialesh (6 kredite)
Semestri IV
  • Gjeodezi Inxhinierike (3 kredite)
  • Ligji dhe Legjislacioni Urban (6 kredite)
  • Gjeoteknikë I (Mekanike Dherash) (6 kredite)
  • Teori Strukturash (6 kredite)
  • Teknologji Ndërtimi II (6 kredite)
Semestri V
  • Konstruksione B/A (6 kredite)
  • Workshop TAW 2022 (3 kredite)
  • Gjeoteknikë II (Inxhinieri Themelesh) (6 kredite)
  • Fizikë Teknike + Impianistikë (3kredite + 3 kredite)
  • Ekonomi / Kantier Ndërtimi (3 kredite / 3 kredite)
  • Internship Profesional (6 kredite)
  • Konstruksione Muri dhe Guri (3 kredite)
Semestri VI
  • Elektroteknikë (6 kredite)
  • Analizë dhe Projektim Strukturor Kompjuterik (3 kredite)
  • Konstruksione prej Betoni të Paranderur (3 kredite)
  • Konstruksione Metalike (6 kredite)
  • Teza dhe Projekt Diploma (6 kredite)
  • Rrjete Teknologjike – Furnizim me Ujë (3 kredite)