Karriera Studentore & Eventet

Karriera Studentore & Eventet

Zyra e Mbështetjes së Studentëve dhe Kёshillimit tё Karrierёs (ZMSKK) ёshtё njё njёsi e cila asiston dhe ndjek studentet, si gjatё kohёs sё ndjekjes sё studimeve, ashtu edhe pas mbarimit tё saj, duke krijuar njё database me tё dhёna pёr karrierёn, suksesin dhe vёshtirёsitё e studentёve gjatё pёrshtatjes nё treg, arritjet e tyre, lobimin pёr mbrojtjen e te drejtave tё profesionit, pёrmes shoqatёs AUA (Unioni i Arkitektёve, Urbanistёve dhe Planifikuesve Urbanё), ruajtjen e lidhjes me POLIS pёrmes Shoqatёs ALUMNI, inkurajimin e frymёs sё bashkёpunimit si komunitet, mbёshtetjes dhe filantropisё. Qëllimi ZMSKK si strukturë në vetvete është i orientuar drejt mbajtjes së kontaktit të vazhdueshem si dhe dhënies së informacionit shumëdrejtimesh. Informacioni përmbledh informacion për studime, programe të ndryshme, orientim për karrierën ose orientimin profesional si dhe këshillim individual ose në grup.

Kjo zyrё bashkёpunon ngushtё me drejtuesit e Shoqatёs Studentore dhe tё Shoqatёs Alumni.

Veprimtaritë dhe detyrat kryesore të Zyrës së Mbështetjes së Studentëve dhe Këshillimit të Karrierës janë:

  • Informimi i studentëve dhe sigurimi i transparencës së plotë për çështjet e aspektet akademike, mësimore dhe shkencore si dhe me të drejtat e detyrat e tyre;
  • Orientimi i studentëve në shkollimin dhe gjatë shkollimit për zgjedhjen e fushave formuese specifike dhe mundësive të formimit që ofron universiteti;
  • Orientimi dhe njohja e studentëve me tregun e punës në përgjithësi dhe mundësitë e veçanta e të momentit për punësimin duke ndërmjetësuar këtë proçes;
  • Të mbajë kontakte individuale me studentët edhe pas diplomimit e punësimit të tyre duke marrë në mënyrë të vazhduar feedbackun e tyre;
  • Të kryejë studime të përditësuara të tregut të punës dhe identifikimin e kërkesave të tij dhe ti vërë ato në dispozicion të studentëve.
  • Rregullon dhe siguron përfshirjen e studentëve në vendimmarrje, në proçeset e aktivitetet kryesore që lidhen me mësimdhënien dhe aktivitetet e tjera kërkimore e zhvilluese si dhe shërbimet që u ofrohen.

Zyra e Mbështetjes së Studentëve dhe Këshillimit për Karrierën e Universitetit POLIS, tashmë është pjesë e dy projekteve:

  1. Projekti “GRADUA”, së bashku me partnerë të tjerë shqiptarë dhe të huaj për të mundësuar aksesimin në rrjetin profesional të platformës online dhe duke kontribuar në punësimin e studentëve.

Referenca e projektit:
Erasmus + CBHE Program:
Graduates Advancement and Development of University capacities in Albania/ GRADUA
585961- EPP-1-2017-1-AL-EPPKA2-CBHE-SP (2017-2021)

Çfarë është GRADUA?
Gradua është një platformë online, e financuar nga Komisioni Evropian përmes nismës Erasmus +, e cila synon të mbështesë universitetet dhe studentët shqiptarë duke krijuar një sistem interaktiv të dhënash dhe një model që përputhet me kërkesën me ofertën e punësimit të të diplomuarve. Platforma synon të bashkojë kërkesën dhe ofertën në tregun e punësimit, duke u ofruar studentëve të diplomuar mundësinë e:

  • Përdorimit të lirë të platformës duke krijuar një Curriculum Vitae Profesionale (të cilën studentët mund ta pasurojnë me kalimin e kohës dhe t’a kenë të dukshme për punësimin e kompanive dhe institucioneve
    • Qasjes së lehtë në informacion mbi mundësitë e punës / praktikat profesionale, kurset ose trajnimet nga kompani dhe biznese të ndryshme
    • Aplikimit direkt për vende pune për anëtarët e rrjetit
    • Krijimi i lehtë i Curriculum Vitae i cili mund të shkarkohet lehtësisht dhe të përdoret në mediume të ndryshme.

Universiteti POLIS është partner në këtë projekt, duke u angazhuar në një proces ku studentët e diplomuar kanë mundësi të përballen me mundësi të shumta, jo vetëm në rrjetin profesional universitar por edhe më gjerë në tregun kombëtar.

Studentët, veçanërisht ata në vitin e fundit të studimeve inkurajohen të regjistrohen , për të përfituar nga ky mundësitë e punësimit që ofron rrjeti.
Manuali i Përdoruesit për Regjistrimin në Platformë, mund të gjendet 

  1. Projekti “IDEA”, drejtuar nga Universiteti POLIS, i cili synon të adresojë një nga sfidat kryesore me të cilat Europa dhe rajoni i Ballkanit në veçanti, do të përballet deri në fund të viteve 2020 dhe të mbështesë axhendën e politikave evropiane për barazi dhe përfshirje sociale në IAL.

Referenca e projektit:
Inclusive Tertiary Education in West Balkans/ IDEA;
 618859-EPP-1-2020-1-AL-EPPKA2-CBHE-JP (2021-2024)
Broshuren Informuese mund t’a gjeni ketu.