MAD Center

MAD Center

MAD Center “Gëzim Qëndro” është një hapësirë multifunksionale e Universitetit POLIS, kushtuar ekspozitave të projekteve artistike, dizajnuese dhe arkitekturore. Misioni i MAD Center është të ofrojë një hapësirë të shprehjes së lirë dhe proaktive për studentët e Universitetit POLIS dhe për të gjithë krijuesit që kanë një propozim ekspozite, që ka të bëjë me çështje sociale bashkëkohore.
Programi i MAD u ofron studentëve gjithashtu mundësinë që të studiojnë nga afër punën e artistëve dhe stilistëve të njohur, t’i dëgjojnë ata të flasin në leksione, apo edhe t’i takojnë personalisht – këtu në Universitet. Që nga viti 2011, në ambientet e MAD Center “Gëzim Qëndro” janë ekspozuar punët e disa prej figurave më domethënëse të artit dhe dizajnit shqiptar, duke përfshirë Gëzim Qëndron, Edi Hilën, Thoma Thomai Dhamo, Danish Jukniu etj.