Master i Shkencave në Administrim Biznesi (MBA)

Master i Shkencave në Administrim Biznesi (MBA)

Master në Administrim Biznesi (120 ECTC, 2 vite akademike, me kohë të plotë)
Profili profesional

Programi i studimit Master Shkencor ne Administrim Biznesi (MSAB) pranë POLIS Business School eshte dizenjuar sipas nje botekuptimi sipermarres, duke trasheguar traditen e MBA qe universiteti POLIS ka patur nder vite me IPAG Business School (Paris, France). Nga ky
program do të fitoni njohuri në fushat tradicionale te biznesit si marketing, burime njerezore, finance etjc., dhe ne fusha inovative si ato te biznesit dixhital, sipermarrjes inovative, lidershipit, auditimit financiar, ekonomise qarkulluese dhe mjedisore, etj. MSAB ka për qëllim pajisjen e studenteve me njohuri shkencore dhe aftësi praktike të cilat shpalosen nëpërmjet pedagogjisë më të avancuar në fushen e biznesit sic është ajo e Harvard Case Method (nëpërmjet rasteve studimore) dhe literaturave të ndryshme shkencore nga databazat e perditesuara shkencore apo edhe ato me perdorim më të gjerë sic janë World Economic Forum, Financial Times, Harvard Business review, etj.

Mundësitë për punësim
Ndërthurja e aspekteve shkecnore me problematika konkrete të biznesit e bën programin MSAB një instrument punësimi ndërfunksional (përfshirë pjesën më të madhe të departamenteve të biznesit) dhe ndërsektorial (në sektorin publik dhe privat). Konkretisht, të diplomuarit nga ky program mund të punësohen në departamente të ndryshme të Administratës Publike, si për shembull departamenti i prokurimeve, financës, burimeve njerëzore, marketingut, komunikimit, etj. Sa i përket sektorit privat, studentët e MSAB kanë parësi në departamente si ato të burimeve njerëzore, ekonomiksit, marketingut, prodhimit dhe logjistikës, shitjeve, marrëdhënieve me klientin, financës dhe kontabilitetit, auditit, menaxhimit të cilësise, etj. Gjithashtu, vetëpunësimi nëpërmjet sipërmarrjeve private dhe sociale mbetet një opsion mjaft tërheqës në tendecat e sotme të tregut. Duke qenë se programi është master shkencor, ai është i përshtatshëm edhe për atë kategori studentësh që kanë pasion akademinë duke i mundesuar nje karrierë edhe në institucionet e arsimit të lartë ose organizata të tjera edukuese.

PROGRAMI MESIMORE

Semestri I
  • Marketing i Avancuar (6 ECTS)
  • Finance (6 ECTS)
  • Menaxhimi i Operacioneve (6 ECTS)
  • Ekonomia Menaxheriale (6 ECTS)
  • Menaxhimi i Sipermarrjes (6 ECTS)
Semestri II
  • Menaxhim Strategjik (6 ECTS)
  • Financat e Korporates dhe Kapitali i Perbashket (6 ECTS)
  • Menaxhimi I Burimeve Njerezore (6 ECTS)
  • E Drejta Biznesi (3 ECTS)
  • Biznes Ndërkombëtar (6 ECTS)
  • Lidership (3 ECTS)
Semestri III
  • Pergjegjesia Sociale e Korporates (6 ECTS)
  • Strategji Konkurruese (6 ECTS)
  • Metoda Kerkimore (6 ECTS)
  • Analizë Biznesi (6 ECTS)
  • Teza dhe Projekt Diploma (Project Proposal) (9 ECTS)
Semestri IV
  • Biznes Dixhital (6 ECTS)
  • Auditim Financiar (6 ECTS)
  • Teza dhe Projekt Diploma (9 ECTS)
  • Internship Profesional (6 ECTS)