Master i Shkencave në Dizajn të Aplikuar
27/06/2022 2022-06-27 13:01Master i Shkencave në Dizajn të Aplikuar
Master në Dizajn të Aplikuar (120 ECTC, 2 vite akademike, me kohë të plotë)
Profili profesional
Ky program studimi synon të japë njohuri të thelluara në konceptet aplikative të dizajnit të cilat kontribuojnë në krijimin e një eksperti me formim të ri. Nisur edhe nga përvoja ndërkombetare lidhur me raportin që shkollat e artit dhe të dizajnit kanë me ato të arkitekturës mendojmë se krijimi i programit të studimit për dizajnin e aplikuar krahas asaj të arkitekturës do të ndihmonte reciprokisht të dy këto programe studimi, pasi do të përforconte dimensionin e dizajnit në një shkollë me bazament arkitekturen siç është Universiteti POLIS. Propozimi i paraqitur në këtë program studimi krijon këtë profil të ekspertit të fokusuar në aspektet aplikative të dizajnit të objekteve me vlera praktike dhe në këtë kuptim është një risi. Dizajni i aplikuar konsiderohet si ndërthurja e veprimtarive formuese që lidhen me dy komponentë kryesore: arteve të aplikuara dhe inxhinierisë. Si të tilla konsiderohen dizajni industrial, dizajni grafik, dizajni interierit, artet e aplikuara, multimedia, si edhe artet funksionale. Shpesh këtu klasifikohet edhe arkitektura dhe fotografia.
Mundësitë për punësim
Sektorët kryesorë të punësimit përfshijnë:
– Sektori privat i studiove artistike; artistë të pavarur përfshi edhe pjesën aplikative të artit; “industria” e marketimit, e botimeve, e mediave në përgjithësi, e veshjeve, e modës, e prodhimit të mobiljeve, dizenjuesi si personi që kuron imazhin; ne fushën e dizajnit të interiereve të banesave dhe lokaleve etj
– Sektori publik: në nivelet e ndryshme të qeverisjes, për të trajtuar me një frymë të re çështjet që kanë të bëjnë me edukimin e shijes estetike dhe që kanë një shkallë të lartë të impaktit shoqëror.
PROGRAMI MESIMORE
Semestri I
- Advanced Modeling 1
- Dizajn Grafik dhe Industrial
- Gjeometri e Avancuar ne Dizajn
- Dizajn Multimedial i Avancuar 1
- Histori dhe Teori e Dizajnit 1
Semestri II
- Histori dhe Teori e Dizajnit 2
- Dizajn Multimedial i Avancuar 2
- Dizajni Dixhital 3D dhe Parametrik
- Studio dhe Teori Dizajni Interieri
- Advanced Modeling 2
Semestri III
- Product Development
- Metoda te kerkimit Shkencor
- Teza dhe Projekt Diploma (Studio Diploma)
- Entrepreneurship
- Advertisement and Communication Web Design
- Interior Design
Semestri IV
- Intership Profesional
- Introduction to Marketing (Workshop)
- Interactive and Game Design Systems
- Alestim
- Teza dhe Projekt Diploma