Master i Shkencave në Planifikim dhe Menaxhim Urban

Master i Shkencave në Planifikim dhe Menaxhim Urban

Master i integruar në Planifikim dhe Menaxhim Urban  (300 ECTC, 5 vite akademike, me kohë të plotë)
Profili profesional

Planifikimi Urban fokusohet në të mësuarit rreth zhvillimit të qyteteve ose vëndbanimeve. Studentët mësojnë se si të jenë përgjegjës për zhvillimin e zonave të reja të ndërtesave, si dhe gjetjen e përdorimeve të reja për ato të braktisura. Ata mbledhin dhe interpretojnë të dhëna dhe i përdorin ato për të dalë me sugjerime, plane dhe zgjidhje të mundshme.

Programi i Masterit të integruar për Planifikim dhe Menaxhim urban synon te përgatisë planifikuesit e ardhshem të cilët do duhet të perballen me pabarazitë në rritje midis njerëzve dhe vendeve, si dhe zhvillimi i paqëndrueshëm gjithnjë e më prezentë. Ky program ofron një balancë midis njohurive teorike dhe praktike në disa aspekte si: planifikimi në nivele të ndryshme; dizajni urban; zhvillimi ekonomik, aspektet mjedisore e sociale; instrumentat e planifikimi dhe zhvillimit, por mbi të gjitha ofron integrimin e këtyre njohurive në një qasje holistike ndaj sfidave me të cilat planifikuesit përballen vazhdimishtë.

Shoqëria, Qëndrueshmëria dhe Planifikimi promovon një kuptim të ri se si të transformohet mjedisi i ndërtuar në bashkëpunim me qytetarët. Ky program i kushtojnë vëmendje mjedisit social, kulturor, politik dhe ekonomik në të cilin zhvillohet vendimmarrja për ndërhyrjet hapësinore.

Ju mësoni të analizoni, zhvilloni dhe negocioni dizajne inovative institucionale dhe zgjidhje politikash për të mbështetur dhe udhëhequr transformime komplekse në dritën e qëndrueshmërisë ndërkombëtare dhe debateve të planifikimit. Thelbi i fokusit tonë në faktorin njerëzor në shoqëri, qëndrueshmërinë dhe planifikimin është përdorimi i rasteve të jetës reale dhe puna ne laboratorë.

Modulet kryesore të trajtuara përgjatë studimeve të këtij programi:
a. Formim i përgjithshëm
Topografi, Shkenca toke, Matematike, Histori dhe Mendim i Planifikimit, Analize Territori dhe vendbanimesh etj.

b. Formim baze karakterizues
Laboratorë planifikimi të disa niveleve (urban; rregullator; rajonal); Teknologji dhe Infrastrukturë qyteti; Sisteme Planifikimi; Studio dhe teori dizajn urban; Planifikim Mjedisor; Dizajn Peizazhi; Plan Veprimi dhe Strategjik

c. Formim integrues
Ligj dhe legjislacion urban; Ekonomi Urbane; Qeverisje Vendore dhe Financa lokale.

Mundësitë për punësim
Sektorët kryesorë të punësimit përfshijnë:
– Sektori privat i kompanive apo studiove të konsulences e projektimit në fushën e Planifikimit urban, dhe urbanistikes për të kryer punë të       asistuar.
– Sektori publik: nivelin e qeverisjes vendore, duke filluar që nga bashkite e komunat e deri tek qarku apo rajonet. Nivelin e qeverisjes qëndrore;
– Institucionet kërkimore shkencore vendase dhe të huaja të cilat kanë për fokus kryesor fushën e mjedisit.
–Konsulente dhe profesioniste te lire te cilet ofrojne eksperitzen e tyre prane organizmave dhe organizatave nderkombetare dhe lokale. 

PROGRAMI MESIMORE

Semestri I

Analize territori & vendbanimi 1 (6 Kredite)

Histori Arkitekture dhe Qyteti I  (6 Kredite)

Histori dhe Mendim i Planifikimit 1 (3 Kredite)

Matematikë (6 Kredite)

Topografi   (3 Kredite)

Semestri II

Analize territori & vendbanimi 2 (6 Kredite)

Histori Arkitekture dhe Qyteti II  (6 Kredite)

Histori dhe Mendim i Planifikimit 2 (6 Kredite)

Shkenca e tokës (6 Kredite)

CAD  (3 Kredite)

Gjeometri dhe Dokumentim Grafik   (6 Kredite)

Klimatologjia (6 Kredite)

Semestri III

Teknologji dhe infrastrukturë qyteti 1 (6 Kredite)

Sistemet Gjeografike të informacionit (6 Kredite)

Sistemet e Planifikimit (6 Kredite)

Ekonomiks   (3 Kredite)   

Laboratore  Urbanistike 1 (6 Kredite)

Semestri IV

Teknologji dhe infrastrukturë qyteti 2  (6 Kredite)

Ekonomi Urbane  (3 Kredite)

Statistikë (6 Kredite)

Gjeografi urbane (6 Kredite)

BE dhe politikat territorial (6 Kredite)

Laboratore Urbanistike 2 (6 Kredite)

Semestri V

Studio Planifikimi Urban  (6 Kredite)

Politika transporti dhe menaxhim trafiku (6 Kredite)

Demografi (6 Kredite)

Vlerësimi i Pasurisë së Paluajtshme (6 Kredite)

Menaxhimi i trashegimise kulturore (3 Kredite)

Dizajn Peizazhi   (6 Kredite)

Workshop “Resilient cities” (3 Kredite)

Semestri VI

Studio dhe Teori Dizajni Urban (6 Kredite)

Plan Veprimi / Strategjik (6 Kredite)

Urbanistikë teknike (3 Kredite)

Planifikim Mjedisor (6 Kredite)

Strehim dhe Projekte me Komunitetin (6 Kredite)

Sistemet Gjeografike të informacionit te avancuara 2 (6 Kredite)

Semestri VII

Lab. Planifikimi Rregullator 1 (6 Kredite)

Sherbimet publike dhe Financat Lokale (6 Kredite)

Plan Biznesi (6 Kredite)

Politika Mjedisore (6 Kredite)

Semestri VIII

Lab. Planifikimi Rregullator 2 (6 Kredite)

Zhvillim Rural dhe Agrar (6 Kredite)

Menaxhim i zonës bregdetare (6 Kredite)  

Rigjenerim Urban dhe Projekte me Komunitetin (6 Kredite)

Vlerësim Strategjik Mjedisor (6 Kredite)

Semestri IX

Planifikim Rajonal 1 (6 Kredite)  

Metoda te Kerkimit Shkencor (3 Kredite)  

Studio finale planifikimi (15 Kredite)  

Vleresimi i ndikimit ne mjedis (6 Kredite)  

Semestri X

Planifikim Rajonal 2 (6 Kredite)  

Teza dhe Projekt Diploma (15 Kredite)    

Internship professional (3 Kredite)  

Marketim Qyteti   (3 Kredite)  

Sipermarrje dhe Biznes  (3 Kredite)