Master i Shkencave në Shkenca Kompjuterike

Master i Shkencave në Shkenca Kompjuterike

Master në Shkenca Kompjuterike (120 ECTC, 2 vite akademike, me kohë të plotë)
Profili profesional

Qëllimi i Programit të Studimit Bachelor në Shkenca Kompjuterike është që të përgatisë ekspertë të aftë për të kuptur dhe menaxhuar një sërë teknologjish të avancuara nëpërmjet të cilave përmirësojnë dhe ndërtojnë sisteme dhe aplikacione që ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të sotme duke shkëmbyer aftësitë dhe njohuritë me komunitetin në fushën e informatikës dhe teknologjisë së informacionit.

Objektivat formuese të programit të studimit:

Programi Bachelor në Shkenca Kompjuterike përgatit studentët për të arritur karrierën e mëposhtme dhe arritjet profesionale brenda disa viteve të diplomimit, duke i përgatitur të jenë në gjendje të:
➢ kryejnë karrierë të suksesshme në disiplinat e shkencave kompjuterike dhe / ose ndjekja e studimeve pasuniversitare në këtë fushë;
➢ të përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre përmes mësimit gjatë gjithë jetës dhe përshtatja me tregjet dhe teknologjitë në zhvillim;
➢ të marrin pozicione drejtuese me qëllim përmirësimin e shërbimeve në këtë fushë dhe gjithashtu të iniciojnë biznese që ofrojnë zgjidhje inovative;
➢ të veprojnë me ndërgjegje rreth potencialeve dhe përgjegjësive të profesionit informatik në kontekstin e shkencës, teknologjisë, shoqërisë dhe njerëzimit;

Mundësitë për punësim
Duke pasur parasysh përhapjen dhe zhvillimin e teknologjisë kompjuterike sot në shoqëri ka shumë mundësi të ndryshme pune për studentët e diplomuar në shkenca kompjuterike.
Disa nga mundësitë e punësimit që programi Bachelor në Shkenca Kompjuterike ofron janë
si vijon:
➢ Analist i sistemeve software, bën të mundur kontrollimin e rrjedhjes së informacionit;
➢ Konsulent i sistemeve software, ndihmon në përpunimin e informacionit;
➢ Inxhinier software, Programues sistemi;
➢ Analist i bazës së të dhënave, harton dhe krijon programe për të mbledhur, ruajtuar dhe analizuar të dhëna nga biznesi, qeveria ose dhe institucione të tjera;
➢ Programues i inteligjencës artificiale;
➢ Operator dhe menaxhues i sistemeve të informacionit;
➢ Admistrator i sistemeve dhe/ose i bazës së të dhënave;
➢ Specialist i sigurisë kompjuterike;
➢ Menaxhues / konsulent IT;
➢ Specialist i telekomunikacionit dhe konsulent rrjetesh;

PROGRAMI MESIMORE

Semestri I

Programim i Avancuar (C++)

Computer Aided Analyses and Design

Sistemet e Shpërndara

Algoritmet e Avancuara dhe Strukturat e të Dhënave

Lëndë me zgjedhje

(Krijimtaria Laboratorike)

(Menaxhimi i Projektit)

(Sistemet e Informacionit të Biznesit)

Semestri II

Machine Learning

Inxhinieri Software (Metodat Moderne të Zhvillimit të Programeve)

Siguria e Informacionit

Lëndë me zgjedhje

(Programim i Avancuar (Python))

(Sisteme në kohë reale)

(Data Structure)

Lëndë me zgjedhje

(Zhvillimi i Lojërave)

(Big Data)

(Sisteme Inteligjente Multimediale)

 

Semestri III

Rrjete dhe Teknologji të Avancuara Kompjuterike

Metodat e Hulumtimit dhe Inovacionit në Shkencën Kompjuterike

Laborator i Integruar në Shkencat Kompjuterike

Lëndë me zgjedhje

(Shërbimi i Orientuar Kompjuterik)

(Bashkëveprimi Njeri-Kompjuter)

(Teknologjitë Virtuale)

Lëndë me zgjedhje

(Inteligjenca e Biznesit)

(Bio-Informatika)

(Programim në Python)

Semestri IV

Internship

Shkenca Kompjuterike në Shoqëri

Teza e Diplomës